Zgjedhja e Tomislav Nikoliçit: Kosovarët fillojnë të reagojnë

Kanë filluar të shfaqen reagimet e para në Prishtinë lidhur me fitoren e zgjedhjeve presidenciale serbe nga ana e Tomislav Nikoliçit. “Një mendje më thotë, se me këtë president edhe Evropa, edhe Ballkani do t’i kenë gjërat pak më të qarta. Do ta dinë pak më qartë se ku qëndrojnë”, thotë ish-ministri i jashtëm Skënder Hyseni, duke qenë i bindur se presidenti i ri serb ka një prerje ekstremiste. Ndërsa zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi është mjaftuar të thotë në mënyrë telegrafike, se “Tomislav Nikoliç është zgjedhje e qytetarëve serbë”. Ka folur dhe Presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga, dhe ka ftuar presidentin e ri serb që “të bëjë atë që paraardhësit e tij nuk e kanë bërë; ta gjejë guximin për të vendosur marrëdhënie të mira dhe paqësore me Kosovën".
Të gjithë ata që janë shprehur deri më tani janë të idesë se pavarësia e Kosovës nuk varet nga ajo që ndodh në Beograd. Madje, komentatori politik Beqë Cufaj nënvizon se, nëse kuptohet kjo gjë, atëherë “zgjedhja e Nikoliçit është një shans për Kosovën dhe Prishtinën”. Mirëpo kjo s’ka për të ndodhur, sipas Beqajt, pasi qeveritarët e Kosovës “kanë punë më të mençura për të bërë”. Në këto rrethana do duhej të bashkëpunonin me Brukselin, por ata janë “duke u krruajtur” me të.
Re.Pu.
Add new comment