Reforma zgjedhore pret Oerdin, por ky shoqëron k/ministrin në Chicago (!!!)

Reforma zgjedhore ka ngecur për një arsye banale. Përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, nuk ka se me kë të negocjojë, pasi alter egoja e tij, Oerd Bylykbashi, ndodhet në Chicago, tok me shefin. Është pak e çuditshme kjo zgjedhje e Berishës për të marrë me vete në summit-in e NATO-s pikërisht atë që duhej në Shqipëri, e që në Chicago nuk lipset për asgjë. Vërtet, pse duhet të jetë se s’bën në një takim të NATO-s këshilltari i kryeministrit, në një kohë që po ky (kaq i zoti të jetë vallë?) është dhe kryenegociatori për reformën zgjedhore?
Reforma mbetet sërish e pambyllur edhe me afatine shtyrë. Dy ditë kanë mbetur deri më 24 maj. “S’ka komunikim”, thotë Gjiknuri, ndërkohë që bën me dije, se “socialistët janë tërhequr nga dy kërkesa të tyre, nga numërimi elektronik (ish dhe presioni i ODIHR-it që u ka kthyer mendjen), dhe nga kontrolli elektronik i kartave të identitetit. Tanimë kanë vetëm dy kërkesa, nga të cilat është e zorshme të heqin dorë: rikompozimi i KQZ-së, dhe e drejta e palëve për të rihetuar kutitë e numëruara, sa herë që ka dyshime për probleme e manipulime.
Re.Pu.
Comments
Ka shkuar per 'ekspedite'
<p>Ka shkuar per 'ekspedite' elektorale ne Amerike...</p>
Si mer nuk flet njeri as nji
<p>Si mer nuk flet njeri as nji gjysem llafi ktu tek Bllogu i Muç Nanos per burring a ish-grus se Edi Rames (Delina Ficos) - Ngjitja dhe ndriçimi i Shokut Bledar Çuçi ne hierarkine Socialiste.</p><p>Nga nje hiç, sot burri i disate i gruas se dyte te ndare te Edi Rames, dhe nje nga promotoret e levizjes se Shoqerise Civile (apo thene ndryshe parave te Donatoreve per Zhvillim) Znj. Delina Fico = sot shoku Bledar Çuçi eshte njeriu qe negocion ne emer te PS-se mbi zgjdhjet e ardhshme dhe formatin se si do te mbahen ato.</p><p>Pra pas futjes se G99/MJAFT, Sorros, sot njerezit e aferm te Edi Rames, ose te pakten ata qe kane pasur mundesine ta ngjyejne penen ne te njejten vrime me Edi Ramen, po bejne kerdine ne PS. Epo ne fund te fundit jane te sprovuar. </p>
Add new comment