Anri Sala: Unë ministër i kulturës? Jo, faleminderit

Sot, në rubrikën e vet Lunch për shqiptaren.com, Mira Kazhani kish të ftuar artsitin shqiptar të artit bashkëkohor me famë ndërkombëtare, Anri Salën, i cili ndodhet në Tiranë për të promovuar filmin e tij “1395 ditë pa të kuqen”. Biseda shkon tek Berlini, ku Anri Sala banon, tek Parisi, ku Anri Sala mendohej (nga intervistuesja) se banon, tek Tirana, ku ai ka lindur e është rritur, tek sheshi Skënderbej, e .... tek Piramida. “Nuk është mençuri ta shembësh piramidën.... Ajo është pjesë e historisë sonë, [të cilën] nuk mund ta fshijmë duke i hehur pllakat, [apo duke e shembur]”, thotë ai në thelb.
“A do të pranoje të ishe ministër kulture, nëse Rama vjen në pushtet?”, ja, kjo është një pyetje që nuk mund të mungonte, duke qenë se Sala e Rama janë miq të vjetër. Por përgjgija është, për ata që e njohin Salën, e pritshme: Jo, s’do hiqja dorë kurrë nga kjo liri që kam.
Re.Pu.
Comments
Mos na dhjeu .... na
<p> </p><p> </p><p>Mos na dhjeu .... na refuzoi :-)))</p>
Add new comment