Çfarë dihet me saktësi për tragjedinë e djeshme

Ka ende gjëra që duhen marrë vesh e zbuluar nga tragjedia e djeshme në Himarë, por ka një numër gjërash që i dimë me saktësi, tanimë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16.15, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, nja tre kilometra larg Himarës. Në autubusin që u rrëzua në greminë pati 32 studentë, kryesisht vajza. Rreth dyzet studentë të tjerë kanë qenë duke udhëtuar me një autobus tjetër për në të njëjtin destinacion, Sarandë, e për të njëjtin qëllim, një ekspeditë mësimore 3 ditore. Është 14 numri i viktimave, dhe të tjerët të lënduar rëndë. Ndër ata që humbën jetën, 11 janë vajza, dy janë djem, dhe mes tyre është dhe shoferi, 55 vjeçari Pëllumb Çela. Ky i fundit nuk ka mundur ta ketë nën kontroll makinën, e për këtë arsye në një moment ka thirrur: Mbahuni se nuk po më mbajnë frenat! Humnera ka qenë 80-100 metra e thellë, e sipas dëshmive të atyre që i kanë mbijetuar aksidentit, autobusi ka bërë disa rrotullime deri në përplasjen e fundit. Ndihmën e parë e kanë dhënë udhëtarë, dhe banorë të Himarës. Më pas është vënë re një mobilizim i mamdh i forcave të sigurisë, policisë, të ndihmës së shpejtë e të mjekëve. Tragjedia është ndjerë dhe përjetuar në gjithë Shqipërinë.
Re.Pu.
Comments
skandaloz eshte fakti qe
<p>skandaloz eshte fakti qe media pa kurrefare respekti per privacine e te plagorurave publikon diagnozat sot ne tv. Skandal me tej: ne nje gazete shikon dhe fotot me rradhe, thuaj nuk jane te aksidentuar civil por ushtare te rene ne lufte. Shikon dhe nje gazetare te futur poshte automjetit e cila nxjerr dhe surratin e saj ne ate vend te kobshem etj etj. Lufta per te kenaqur injorantet dhe shkelmimi i profesionalizmit sundon sot ne ALBANISTAN.</p>
Add new comment