Berisha e Thaçi inagurojnë abetaren e përbashkët; libri, jo me detyrim në Shqipëri

Berisha dhe Thaçi shfrytëzuan ceremoninë për prezantimin e abetares së përbashkët për të dalë edhe një herë bashkë në publik. Prezantimi u bë në Prizren gjatë një organizimi ku morën pjesë ministra dhe përfaqësues të tjerë dy shteteve. Gjatë fjalës së mbajtur të dy krerët e shteteve e vlerësuan këtë si një hap të rëndësishëm për kombin, e cila mbart sakrificat e të gjithë shqiptarëve.
Puna për botimin e një abetare të përbashkët ka filluar prej disa muajsh. Libri është i njëjtë dhe mban simbolet e të dy shteteve dhe pikërisht këtu fillon paradoksi. Ashtu siç kishim shkruar edhe më parë ( http://respublica.al/artikuj/2012/4/26/abetare-mbarekombetare-por-jo-domosdoshmerisht-per-femijet-e-shqiperise ) libri do të ekzistojë në të dyja shtetet por fëmijët shqiptarë nuk janë të detyruar domosdoshmërisht ta përdorin atë. Në Shqipëri funksionon alterteksti dhe për t’u përfshirë në programin mësimor, ajo duhet të përzgjidhet fillimisht nga mësuesit midis botimeve të shtëpive të tjera botuese.
S.E.
Comments
Sic ka thene Edi Rama, ketyre
<p>Sic ka thene Edi Rama, ketyre ju deshen 20 vjet per nje abetare imagjino sa do u duhen per nje sistem te perbashket shkollor...</p>
siç e ka thene Edi Rama ? Po
<p>siç e ka thene Edi Rama ? </p><p>Po kush eshte Edi Rama ?</p><p>Apo ai qe ka 7 vjet qe thote se nje dite do ta sjelle ne pushtet ? E vetmja gje qe Rama ka bere eshte te sjelle ne krye te PS-se kelyshet e SORROS-it !</p>
Add new comment