Akuza kuturú e Ramës dhe përgjigjja e paqartë e Hazir Gashit

PS-ja, saktësisht Edi Rama, foli për presionet korruptive të maxhorancës të bërë mbi dy deputetë të saj me synimin për t’u blerë votën presidenciale. Denoncimi ish, në fakt, kuturu, krejt i padokumentuar dhe i paprovueshëm, pa emra të njerëzve nën presion apo të njerëzve që kanë bërë presion, e në këtë kuptim e gjithë kjo nuk la shije të mirë.
Nuk u mor vesh pse në këtë histori erdhi një reagim nga Hazir Gashi, deputet i PS-së. Duhet t’i jetë përmendur emri si deputet nën presion korruptiv në ndonjë gazetë; ndryshe, nuk ka se si shpjegohet reagimi i tij. “Kjo është një gënjeshtër e madhe”, tha ai. Pritej në këto rrethana që, si provë luajaliteti ndaj partisë, ai të jepte garanci të llojit “vota ime nuk do të hidhet kurrë për kandidatin e Berishës”. Por nuk e dha këtë garanci. Përkundrazi, tha se “nëse dua t’ia jap votën dikujt, këtë e bëj jo për pará, pasi nuk kam nevojë për pará. Jam aq burrë sa t’i them partisë që po, filan fistekun dua ta votoj për President”.
Re.Pu.
Comments
Ku ka ze seshte pa gje ,po

Ku ka ze seshte pa gje ,po edhe po te thuash ja une jam ,si u tha cope per 21 Janar ,na erdhi ne shtepi sekseri i berishes e na kerkoi te shisnim gjakun e vellait........dhe çfare pastaj u fut brenda njeri!!!!! leri keto Muç nano qe te verteta jane i pari kaç islami ,benet e ve☺ blush e malaj e bushat e gati jane te shiten por pasojat e tradhetise i paguan EDI.Kjo nuk eshte e drejte,por a kemi rruge tjeter , e beri denoncimin me kasete DRITAN PRIFTI dhe çfare ndodhi asgje.Pra nuk flet kot Edi,po kujt tja thote ,e vodhen mu ne KQZ mandatin duke shqyer kutite ,....po pse mbarohen.Prandaj dhe me fakte ketu nuk pyet kafsha sali , e ka blere gjithe godinen dhe shqiptaret(parlamentaret )nuk u ngopen me para.

Per ta marre seriozisht

Per ta marre seriozisht Ramen do te duhej qe ky denoncim i tij publik te shoqerohej me nje tjeter denocim ligjor ne prokurori .... ne mungese te te dytit keto ngjasojne me shashka qe hidhen per te fshehur friken per rrjedhje votash.

Po more endri, po ke te

Po more endri, po ke te drejte ti, se me tere keto denoncime qe ka bere PS-ja asnje nuk eshte marre per baze. Edhe denoncimin qe bene te vellezrit e te ndjerit Hekuran Dedes, ja hodhen poshte.... e si do ti marin per baze keto? Edhe po ti regjistrosh e ti shpiesh ne prokurori, perseri regjistrimi do te shpallet i paligjshem dhe ku ishe....???? Me kete shtet dhe kete sistem gjyqesor, mos prit te kete drejtesi..............

Add new comment