Bossi dha 29 provime në shqip! Prokuroria nuk gjen as procesverbalet e notave

Pas publikimit të skandali të diplomës së marrë në Universitetin "Kristal" nga Renzo Bossi, prokurorët kanë bërë gjënë minimale të punës së tyre duke filluar verifikimet në këtë universitet. Pjesëmarrja në mësim dhe provime janë tregues minimal që faktojnë që një student ka ndjekur studimet në një universitet. Dukë marrë të mirëqënë këtë, prokurorët kanë kërkuar procesverbalet e provimeve (ku presupozohet që profesorët kanë vendosur notat e provimeve për Bossin), por abracadabra! Në kasafortën e universitetit nuk gjendet asgjë. Shtypi shkruan se nga 39 procesverbale që duhej të ekzistonin, prokurorët nuk ka gjendur asnjë prej tyre.
Universiteti Kristal e justifikon mos gjendjen e dokumenteve me faktin se dy vite pasi studentët mbarojnë ciklin e studimeve asgjësojnë të gjithë procesverbalet e notave!
Re.Pu.
Comments
Universiteti Kristal e

Universiteti Kristal e justifikon mos gjendjen e dokumenteve me faktin se dy vite pasi studentët mbarojnë ciklin e studimeve asgjësojnë të gjitha procesverbalet e provave se ka marre DIPLOME nga ky "UNIVERSITET"! Kjo gja nuk ndodhe ne asnji vend te botes, as ne boten e trete.

Per çfare procesvebale notash

Per çfare procesvebale notash jeni duke folur?! Thjesht ai ka paguar nje shume lekesh dhe ka marre diplomen. Si mijera te tjere sot ne Shqiperi. E filluam me diplomat te "Plepat" dhe "perparuam" deri te universiteti "Kristal". Demokraci hesapi. Do diplome?- paguaj. Do vend pune? - paguaj. Do droge? - paguaj.... Me qe ra fjala di njeri se kush eshte pronari i ketij gjasme universiteti?!

"katarakti" ka te drejte

"katarakti" ka te drejte plotesisht, por duhet te shtojë: Do shkaterrim te shtetit? Voto per keta politikane qe jane ne pushtet. Do vazhdim te shkaterrimit te shtetit? Voto per ata qe presin te hipin ne pushtet. Por çfare te bejme? Po paguajme se e nisem keq dhe nuk e riparojme dot se eshte vone. Te jete e keqja re sistemi, vallë? Ndoshta, por ku ta gjejme tjetrin me te mire ................

Kesaj i thone:Une te tregoj

Kesaj i thone:Une te tregoj ujkun ti me kerkon gjurmet.Cfare justifikimi kerkon me prokuroria,ne vend te bllokoje urgjentisht dehe ti mbylli dyert kesaj fabrike diplomash fallso,te pamerituara,te trukuara,te korruptuara?çfare dreqin kerkon prokuroria akoma,kur duhet te mbylli urgjentisht,por urgjentisht ama,sa me shpejt kete universitet paçavure,se lame koqen e namit dhe po tall menderen gjysma e Evropes?Tani qe s'kane gjetur proçesverbaslet mos valle do kerkojne edhe faturat e birrarise perballe,nese ka pire birra Bossi trapi&trupeshku pas leksioneve apo jo?

Add new comment