Kakome: Kanë blerë tokën me legalizim jashtë ligjit

Postuar në 17 Maj, 2012 10:48

Biznesmenët që kanë zaptuar përfundimisht gjirin e Kakomes, kanë arritur të fusin në dorë ALUIZNI-n dhe kanë mundur të blejnë tokën brenda territorit të tyre përmes procesit të legalizimit. Kompania Riviera, e cila kishte filluar qysh në vitin 2004 procedurat për të marrë me koncesion Gjirin e Kakomese, së bashku me një kompani franceze, tani rezulton të jetë e vetme pronare e një sipërfaqe toke, të cilën ja ka shitur me firmën e tij ish- kryetari i ALUIZN-it, Shaban Memia.

Dokumenti i gazetës Tema dëshmon se në fillim të muajit mars, ndërsa Memia ka qenë në prag të largimit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZN-it, ka firmosur shitjen e tokës për llogari të kompanisë Riviera, e cila tashmë vepron në Gjirin e Kakomes si një subjekt pa një status të subjektit turistik. Kompania franceze “Club Med” është tërhequr nga projekti prej vitit 2007 dhe me kuadrin ligjor shqiptar, i bie që koncesioni i dhënë dikur nga Fatos Nano të jetë i pavlefshëm.

Por, duke bërë fakt të kryer praktikën e bllokimit të territorit dhe kthimit të tij në një territor ku arrestohen çdo vite roje për trafik droge, zaptuesit e këtij trualli kanë mundur që dhe të blejnë një pjesë të territorit kundrejt një kontrate e cila është në kundërshtim flagrant me ligjin.

Në bazë të ligjit 8053 të dhjetorit 1995, banorët e zonave bregdetare duhet të kompensohen me tokë ose truaj, në rast se toka e tyre ka objekt ndërtimi prioritet turistike. Toka që i është dhënë kompanisë Riviera prej ALUIZN-it, është tokë e cila ka qenë në përdorim dhe shpërndarë për banorë të zonës, të cilët shpronësohen nga vendimi “de facto” i ALUIZN-it, që ja shet një kompanie e cila e ka ende të paqartë statusin e saj si subjekt turistik.

Ky vendim bëhet edhe më arbitrar ndërkohë që në Kuvend po diskutohet sërish ligji për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore për banorët pranë zonave turistike, që shpronësohen për nevoja publike.

Vendimi ka ngjallur reagim në fshatrat Nivicë dhe Shën Vasil, të cilët janë ende të paqartë për fatin e pronave të tyre.

Interpelanca ne Kuvend. Brace denoncon grabitjen e tokes ne bregdet

Opozita akuzon qeverinë se po synon te përvetësoje tokat e 8 mije familjeve ne bregdet, nëpërmjet nismës për titujt e pronësisë. Sipas deputetit Erjon Braçe, abuzimi shtrihet ne 110 milion metra katrore toke, për t’ia kaluar ato një grupi njerëzish. Por ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i cili ishte iniciatori i nismës ligjore, tha se drafti as nuk krijon ndarje te re te tokës dhe as prodhon tituj te ri pronësie. Por një qëndrim kritik me qeverinë, për çështjet e pronës mbajti ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu. Ai pohoi se me këto nisma, qeveria thellon antikushtetutshmerine ne raport me pronën. Ne nisje te seancës, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, debatoi me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, për kërkesat e opozitës për interpelanca me kryeministrin Berisha.

Marrë nga Tema

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Kta akoma jetojne me mendjen se Shqiperia do kete nje shperthim ne turizem si Greqia ne vitet 80 - 90 apo Turqia ne vitet 2000. Shqiperia ka marre fund cuna, nqs blerjen e pronave ne bregdet e shikoni si investim per nipat tuaj, ahere po.</p>

Submitted by adriatik (not verified) on

<p>Ka 500 vjet qe ky shtet vetem prodhon monstra.</p><p>Dhe per cudi ata quhen te gjithe Shaban, Sali, Mehdi, Mehment, Enver, Kadri...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.