Tavo: Jo zgjedhje të parakohshme, por LSI-ja këmbëngul për një president konsensual

Në emisionin e mbrëmshëm Pro & Kundër në Ora News, Vangjel Tavo, Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe deputet i LSI-së, deklaroi se zgjedhjet e parakohshme do ta dëmtonin shansin e Shqipërisë për të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat për në BE. Zgjedhjet e parakohshme, sipas kushtetutës, zhvillohen 45 ditë pas raundit të 5-të të votimit për Presidentin e Republikës, në qoftë se asnjë kandidat nuk merr dot të paktën 71 vota në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, përkthimi i deklaratës së Tavos është se LSI-ja nuk do ta bojkotojë votimin për President të Republikës, edhe në qoftë se nuk arrihet marrëveshje paraprake për një president konsensual.
Por çdo të bëjë LSI-ja në qoftë se Berisha këmbëngul për një president të dalë nga udhëheqja e lartë e PD-së? Sipas Tavos, LSI-ja është një parti që nuk i prish marrëveshjet, por do të mbajë qendrimin e vet politik në qoftë se PD-ja e prish marrëveshjen e bashkëqeverisjes me LSI-në. Kujtojmë se një nga pikat e asaj marrëveshjeje parashikon bashkëpunimin e dy partive në përzgjedhjen e kandidaturës për President të Republikës.
Kur u pyet drejtëpërdrejt nëse LSI-ja do t’i bashkohet një mocioni mosbesimi ndaj Berishës, në qoftë se ky i fundit nuk pranon zgjedhjen e një presidenti konsensual, Tavo tha se LSI-ja do të bëjë përpjekjet maksimale që të arrihet në një president konsensual, sepse kjo do t’i rriste shumë shanset e marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Por, shtoi ai, në qoftë se kjo gjë nuk arrihet, LSI-ja do ta rishikojë pozicionin e saj.
Përkthimi: Në qoftë se Berisha nuk pranon një president konsensual, gjasat janë të mëdha që LSI-ja, pasi të mbyllet kapitulli i zgjedhjes së presidentit, të votojë në Kuvend për rrëzimin e qeverisë Berisha dhe krijimin e një qeverie të majtë.
E.Zaloshnja
Comments
Po Ylli Çabiri nuk mund te

Po Ylli Çabiri nuk mund te jete kurr PRESIDENT konsensual - sepse ne qofte se ka njeri qe ka genjyer ne te gjithe "RAPORTET MBI ZHVILLIMIN" e vendit tone eshte ai Ylli Çabiri.

Ne qofte se ka nje njeri me te kaluar komuniste (ish keshilltar i Besnik Bekteshit) eshte ai = Ylli Çabiri.

Ne qofte se ka nji koke mafia a Shoqatave Jo Qeveritare ne Shqiperi = qe kane ngrene dhe rrembyer mbi 5 Miliard Euro ne keto 20 vjet dhe kane ndertuar pallate dhe fabrika = njeriu pergjegjes, ndermjetes, nxites dhe truri eshte YLLI ÇABIRI.

Ne qofte se Ilir meta eshte ky qe eshte sot = shembelltyra e korrupsionit, e makinacionit, e pisllikut ne politike - ai eshte fale dhe ish-Shefit te pare te Kabinetit Meta - ==YLLI ÇABIRIT.

Si ka mundesi qe nje njeri si Ylli Cabiri qe ka ne pronese miliona dollare, nuk ka paguar asnje takse deri me sot ? Si ka mundesi qe Ylli Cabiri nuk ka pasur dhe nuk ka nji faqe interneti qe te tregoje punen dhe milionat e Eruove qe ai dhe gruaja e Edi Rames managxhojne prej mese 10 vjetesh ?

Mos u boni merak sepse shume shpejt pune diteh do te botohen te gjithe projektet ne te cilat Ylli Çabiri ka marre pjese dhe ka marre para - mbi te cilat nuk ka paguar asnje tatim fitim per mbi 20 vjet. Miliona dollare te ndara mes "miqsh" te SORROS-it.

DHE KY DO TE JETE SHEMBELLTYRA E PRESIDENTIT KONSENSUAL ?

SHko ore pirdhu !

Zt. Zaloshnja, pash zotin a

Zt. Zaloshnja,

pash zotin a na e thu i fije si e qite ket perkthimin tan ?

Ky deputet shitet e blihet si

Ky deputet shitet e blihet si kastravecat ne tregun 'fshatar', te cilet me pas duhet t'i sperkatesh me uje per te ruajtur 'grimin'.

Add new comment