Lunaçek: Veriu është nën hyqmin e Prishtinës, por kujdes me përdorimin e forcës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek (është politikane austriake; e meqë jemi në një valë manifestimesh të komunitetit LGBT, është dhe lezbike) ka dhënë një intervistë për Radio Kosovën. Lunaçek njihet për dashamirësinë e saj ndaj kauzës kosovare, dhe prandaj opinionet e saj ndiqen me simpati nga shqiptarët. Këtë herë ajo flet për situatën në veri. “Për mua është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës t’ua shtrijë dorën serbëve në veri, mirëpo më e rëndësishmja është që të nisë procesi dhe në këtë mes Beogradi nuk është i nevojshëm. Beogradi nuk ka [pse të ketë] autoritet në veri”, thotë ajo.
Ajo është vendosmërisht kundër idesë së përdorimit të forcës nga ana e qeverisë së Kosovës. “Çdo përdorim i forcës [do mund të prodhonte] një konflikt të ri”, paralajmëron ajo, dhe në fund i jep një mbështetje të drejtëpërdrejtë kryeministrit Thaçi në pakënaqësinë që ky i fundit ka shprehur ndaj BE-së lidhur me liberalizimin e vizave. “Janë disa shtete anëtare, që nuk po tregojnë vullnet që ta përshpejtojnë procesin e liberalizimit të vizave”, thotë ajo duke shfajësuar BE-në si union, e duke drejtuar gishtin tek disa vende të rëndësishme si Franca, Suedia, Belgjika, Hollanda.
Re.Pu.
Comments
O Muco, me kete lezbiken i
<p>O Muco, me kete lezbiken i korrigjove gabimet e muajve te fundit; shume kohe e humbur me pedet, ndersa per lezbiket ne tironsat jena ok.</p>
Add new comment