Një fatwa në adresë të Shahin Naxhafit, rapper-it gjermano-iranian

Postuar në 16 Maj, 2012 13:51

Shahin Naxhafi është një rapper me origjinë iraniane, që jeton si mërgimtar në Këln të Gjermanisë. Ai ka jetuar deri më sot si çdo rapper, dhe me siguri s’ia ka marrë mendja se do vinte një ditë që të jetonte i rrethuar nga nje eskortë policësh. E mbrojnë nga çfarë? Një ajatollah i Iranit ka nxjerrë një fatwa në adresë të tij, dmth një dekret a verdikt fetar, dhe atë fatwa e kanë pasuar shumë kërcënime me vdekje. Është caktuar dhe një ‘honorar’ për kokën e tij. Kush e vret, shpërblehet me 100 mijë dollarë amerikanë. Shkaku është një këngë e tij kundër regjimit politik në Iran, më saktë fakti që në këtë këngë ai ka futur (dhe vënë) në lojë Imamin e dhjetë, Ali al-Haxhi al-Naxhi-n, që ka jetuar më shumë se një mijë vjetë më parë. Ai i ka drejtuar një lutje këtij imami, që të kthehet në Iranin e këtyre ditëve, dhe t’i tregojë vendin regjimit dhe atyre që janë në komandë atje. Ai, si çdo rapper, bën edhe gallatë e lëshon edhe qesëndisje; e bën këtë dhe me Imamin e dhjetë. Madje, ai shkon dhe më tutje: në Youtube ka nxjerrë një imazh shoqërues për këngën, ku kubesë së një xhamie i jep formën e gjoksit të femrës, dhe thithkën e gjoksit e vë mu në majë të kubesë.

Kaq është dashur pra që të të lëshohet mbi të një fatwa, që me sa duket do ta shoqërojë gjithë jetën. Tok me policët që i janë vënë në mbrojtje.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Forumi Musliman (not verified) on

Marrezite iraniane (dhe ato te Tedeschinit gjithashtu) nuk kane te rreshtur.

Solidarizohemi me Shahin Naxhafin kunder teokracise se Ajatollaheve ne Iran.

Vetem nje pyetje Respublica, si lexohet fatwa? Sepse ne shqip me duket se i thone fetva...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Per nji Forum Musliman iranofil keto jane MARREZIRA

Submitted by o Pal (not verified) on

O Pal po ti nuk ke pune tjeter o burre i dheut vetem shryn uf e buf per keta islamiket! po shko re bej nje parti apo nje organizate kundra tyre dhe shpall nje program elektoral se ndoshta merr ndonje vote dhe ben koalicon pastaj me Berishen dhe Ramen dhe zbato pastaj planin tat per spatrimin e shqiperise nga muslimanet.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Injoranca e muslimanve qe nuk njohin as besimin e vet.

Nuk asht puna ketu te bahet nji parti/organizate kundra beimit fetar musliman. Kjo nuk ka as kuptim dhe as nuk ka arsye pse te bahet. Asnji besim fetar mbi aspektet hyjnore nuk damton njeri.

Por problemi (o te dashur injoranta musliman dhe jomusliman, qe nuk njihni islamin) asht se ne Islam arabi Abū l-Qāsim Muḥammad ibn ʿAbd Allāh ibn ʿAbd al-Muţţalīb al-Hāshimī ka mpleksur se bashku me besimin fetar hyjnor edhe ligjet juridike tokesore te pushtetarve arab e te sulltanve te shekullit VII.

Keto ligje juridike  te shekullit te VII nuk perputhen me ligjet e shekullit te XXI dhe me kushtetuten e Shqipnise. Per kete arsye nuk ka nevoje te formohet nji parti/organizate kundra ketyne ligjve juridike te shekullit te VII-t te arabve dhe te sulltanve arab. Mjafton te zbatohet KUSHTETUTA E SHQIPNISE dhe problemi asht i zgjidhur.

Submitted by injorant musliman (not verified) on

I dashtun Paul, edhe te dush ti te ngresh organizate, nuk ke mendere (jo nga ato te pederastave).

Deri ketu shkon ti, si qeni qe lef po nuk t'ha.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.