Zgjedhjet greke do të mbahen më 17 qershor; ndër kohë grekët po emigrojnë

Postuar në 16 Maj, 2012 09:49

Zgjedhjet greke do të mbahen, siç pritej, më 17 qershor, pra pas një muaji. Presidenti Papulias donte që të linte në postin e kryeministrit këtë që është, Papademosin, por Aleksis Tsipras, i pari i partisë së dytë, e ka refuzuar një version të tillë. Dhe prandaj është marrë vendimi që qeverinë ad interim ta drejtojë një jurist, Panajotis Pikramenos.

Ndërkohë mbretëron një si panik në Greqi, që më së pari është vënë re në tërheqjen e parave nga banka. Për dy ditë, të hënën e të martën, sipas gazetës Financial Times, janë tërhequr nga bankat 1, 2 miliardë euro, që janë 0,75% e të gjithë depozitave. Shenjë e dytë e krizës dhe e panikut është zhvendosja e grekëve drejt veriut të Europës. Gjatë vitit 2011, numri i grekëve që lanë vendin e tyre e morën drejt veriut, kryesisht në Gjermani, u dyfishua.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Emri i kyeministrit aktual është Papadhimos dhe jo Papademosin

Submitted by ajsberg (not verified) on

Greket i ka trembur 'seksi...Aleksi' (Cipra) i Siriza-s , ku nje nga pese pikat e programit te tij eshte mbikqyrja ('shtetezimi') i bankave dhe perdorimi i depozitave per rigjallerimin ekonomik, se edhe sondazhet po i nxjerrin ne vend te pare radikalet e majte. Detyrimisht ka reagime...

Submitted by Adi (not verified) on

Cfare ironije, mbiemri i KM grek Pikramenos, qe nga greqishtja perthehet i deshperuar

Submitted by Edi (not verified) on

Situatat e panikut, si kjo qe po kalon Greqia, jane tipike per ngritjen e te papergjegjshmeve. Per mua eshte absolutisht e sigurte qe ne zgjedhjet e ardhshme do fitoje ky Cipras-i. Ironia e fatit eshte qe ne keto momente Greqise vetem nje aventurier ekstremist nuk i duhet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.