Umberto Bossi fundoset për fare: Hetimi është direkt mbi të

Postuar në 16 Maj, 2012 12:38

"Unë dua një parti të bashkuar, të fortë, të gjallë, një parti që di të fokusohet në gjërat që duhen bërë, e jo në larje hesapesh të brendshme; dua një parti që ka projekte qeverisëse, e që di t’u japë përgjigje shqetësimeve të vërteta të njerëzve; dua një parti të hapur për të rinjtë, e të kyçur për të korruptuarit e sharlatanët”. Këto fjalë janë të Roberto Maronit, politikanit që ka shprehur ambicjen ( e që ka të gjitha shanset) për të marrë kreun e partisë Lega Nord. Një orë pasi Maroni kish shkruar këto fjalë në profilin e vet në facebook, doli lajmi se Umberto Bossi, tok me të bijtë, janë duke u hetuar për shpërdorim të fondeve publike të partisë për qëllime personale. Udhëheqësi historik i kësaj partie akuzohet se është pjesë e kësaj bëme korruptive, dhe se ka vënë nënshkrimin në lëvizjen e parave nga arka e partisë në duart e të bijve e në duar të të tjerëve.

Ky është lajmi i dytë që japim sot me motive të partisë ‘Lega Nord’. Lajmi i parë kish të bënte me Mario Borghezio-n. Ju kujtohet? Është ai i lajmit me titull “Borghezio ‘hakmerret’ për skandalin e Bossi-t, dhe lëshon gojën kundër shqiptarëve”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Shume rendesi i jepni juve te respublika politikes italiane...Sja VLEN</p>

Submitted by Tani97 (not verified) on

<p>perkundrazi, ia vlen qe c&#39;ke me te. Luftohet ideja se gjerat nuk mund te ndryshohen, dhe se e keqja s&#39;duhet luftuar aspak sepse nuk arrihet gje. Italia, qe nuk eshte shume perpara nesh ne moralin politik, ka luftuar mjaftueshem te keqen ne politike dhe ne shoqeri (pavaresisht se e keqja s&#39;mbaron kurre) dhe prape po tregon qe arrin ta beje. Edhe kundrejt figurave shume popullore. Kur do ta bejme ne?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.