AK-ja heq paralele mes votës masive kundër partive të vjetra në Europë dhe masivitetit në tubimet e saj

Me rastin e Ditë së Europës, Aleanca Kuqezi zhilloi sot një tubim në Sheshin Demokracia të Qytetit Studenti në Tiranë. Folësit u munduan të heqin paralele mes lëvizjes studentore të dhjetorit 1990 dhe lëvizjes së tyre kuqezi, duke thënë se të rinjtë atëherë kërkuan një Shqipëri si gjithë Europa dhe ata që e premtuan këtë gjë na kanë çuar në gropa. Dhe sipas folësve, duhet një lëvizje e re rinore për të jetësuar ëndërrën e parealizuar.
Kreshnik Spahiu, gjatë fjalës së tij iu referua rezultateve befasuese të partive të reja në zgjedhjet e fundit në disa vende të Europës dhe i siguroi përkrahësit e tij se edhe Aleanca Kuqezi do t’u bëjë “një dhuratë shumë të papritur” partive të vjetra shqiptare. “Këtë gjë e tregon vetë pjesmarrja masive dhe entuziaste e të rinjve në tubimet kuqezi,” tha ai.
Në kafenetë mediatike të Tiranës qarkullojnë zëra për sondazhe private që sugjerojnë një përkrahje të ndjeshme të elektoratit për Aleancën Kuqezi, por ende nuk ka ndonjë sondazh publik, prej të cilit të mund të japim gjykim për nivelin real të përkrahjes për AK-në.
E.Zaloshnja
Comments
"...qarkullojnë zëra..." ksaj

"...qarkullojnë zëra..." ksaj i thone ekzaktsi matematike...

"AK" do te fitoje vetem ate

"AK" do te fitoje vetem ate dite kur :

1. Te piketoje dhe te godasi 1-nga-1 te gjithe Deputetet e Parlamentit te tanishem, duke shkuar ne te gjitha zonat zgjedhore deh duke nxjerr me foto deputetet e sotem te asaj zone dhe qe njerezit ti shohin fytyrat e atyre qe jane pergjegjes per situaten dhe tragjedine ku ndodhemi;

2. Te afishoje ne mure dhe ne shtylla fotot e te gjithe deputeteve te sotem te parlamentit shqiptar dhe ti tregoje njerezve se si keta individe kane 4 vjet qe as nuk e rruajne per te drejtat e te varferve, qytetareve, fshatareve etj - por vetem pasurohen ;

3. Prane seciles foto te deputetit (PD/PS/PBDNJ/LSI/etj) te publikoje te ardhurat e deputetit (te deklaruara) dhe listen e te ardhurave qe nuk i kane deklaruar - si toka, hidrocentrale etj te cilat i kane ne emer te te afermve.

4. Prane seciles foto te deputetit te vere foton e pallatit apo viles ku jetojne keta "deputet" sot;

E vetmja menyre per tu cjerr masken ketyre ndyresirave (Demokrat dhe Socialiste) eshte tu publikosh ato ckan bere. Do ta shihne zoterinj te "AK" qe populli do t'ju ndjeke ne qofte se beni sa me siper - por nderkohe - duhet te publikoni gjithashtu ne faqen tuaj listen e udheheqesve tuaj dhe pasurite e deklaruara prej tyre.

VETEM ATEHERE MUND TE QUHENI TE NDERSHEM !

Alternativa qe ofron AK eshte

Alternativa qe ofron AK eshte interesante. Te zevendesojme korrupsionin me psikopatine!!!

Deri ketu dakord! Psikopatia i ka te gjitha te drejtat te pretendoje se eshte me e mire se korrupsioni, por kush na garanton se psikopatet nuk do te korruptohen?!!!

Sepse qe te mos korruptohesh

Sepse qe te mos korruptohesh ne nje vend qe nuk ka arrestuar askend per korrupsion duhet te jesh vetem psikopat.

Add new comment