Duket se Presidenti do të zgjidhet me konsensus

Postuar në 09 Maj, 2012 12:40

Me sa duket, çështja e Presidentit të ardhshëm është futur në binarët e një diskutimi mes palëve. Deklarata e Berishës se “President do të zgjidhet një nga eksponentët e PD-së” u përket arkivave, tanimë. ‘Kandidatja’ Jozefina Topalli ka ca kohë që nuk shfaqet në publik. Me sa duket e ka fjetur mendjen se në këtë botë mund të bëhet dhe myzeqare, por jo Presidente e Republikës.

Kjo kthesë ka ardhur prej presionit të fortë mediatik këtu brenda, prej qëndrimit të Ilir Metës kundër një “presidenti të PD-së”, prej flirt-it Rama-Meta të ditëve të fundit, dhe në fund prej presionit ndërkombëtar, që si terminal shfryrjeje ka ambasadorët e akredituar në Tiranë. Të tre ambasadorët kryesorë (SHBA, BE, OSBE) kanë kohë që i mëshojnë idesë, se presidenti “duhet të zgjidhet në respekt të frymës së kushtetutës”. Ky presion u përforcua para ca ditësh dhe nga Stefan Fule, i cili e vuri si kusht të integrimit në BE zgjedhjen e një presidenti konsensual. Ndërsa dy ditët e fundit, ambasadori amerikan po këndon të njëjtin avaz: Presidenti duhet të jetë simbol i unitetit kombëtar. Dhe duket se ai vetë është siguruar tanimë, se “vendimi nuk do të merret nga një person i vetëm” (fraza në thonjëza është marrë nga shqiptarja.com). Duhet të dijë diçka përderisa është kaq i sigurtë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.