Ngecin krejt papritur negociatat për reformën zgjedhore

Postuar në 05 Maj, 2012 06:08

Gazetat më të rëndësishme të vendit kanë informuar sot lidhur me konfliktin e papritur në Komisionin e Reformës Zgjedhore, dhe titujt, me ndonjë përjashtim kanë qenë neutralë. Një pjesë thonë në raportimet e tyre se ka ekzistuar prej një jave një draft, në të cilin dy partitë kanë rënë dakord mbi rrethanat se kur duhet të hapen kutitë e e materialeve zgjedhore, dhe u ka rezultuar që kjo marrëveshje është shkelur nga përfaqësuesit e PD-së në këtë komision. Sidoqoftë, të shumtat kishin zbardhur një debat të rrëmujshëm mes Gjiknurit, Rusmalit e Bylykbashit, e kishin bërë pak raportim.

Shqiptarja.com tregonte me gisht fajtorin qysh në titull: Rusmali prish paktin për materialet zgjedhore. Mapo denonconte të njëjtin problem gjatë raportimit, ndërsa në titull e mbante konfliktin në një trajtë ‘të personalizuar: Rusmali akuzon Gjiknurin se po bën një goditje pas shpine. Titulli i Shqipit ishte: PD-ja i thotë ‘jo’ hapjes së kutive; por pak më poshtë jep një lajm me titull: Gjiknuri thotë se PD-ja u tërhoq papritur nga konsensusi. Panorama ish krejt neutrale. Flet për prishjen e paktit PD-PS, dhe jep prononcimet e Bylykbashit e të Gjiknurit. Edhe Gazeta Shqiptare bën një përshkrim neutral të ngjarjes. Shekulli s’e ka fare si lajm. Ndërsa Tema i gëzohej një parashikimi të vet që po bëhet realitet rrufeshëm. Në fakt, në një editorial të publikuar në këtë gazetë menjëherë pas vizitës së Fules, Baze parashikonte se Berisha do ta prishte konsensusin lidhur me një nga 12 kërkesat e BE-së, pasi vetëm kështu do të kish një alibi për mosdhënien e statusit të vendit kandidat për shkak të procesit 21 janarit, të cilin Fule vetë e ka futur si kërkesë të 13-të dhe Berisha vetë s’ka rrugë tjetër, veçse ta sabotojë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.