U shkarkua se publikoi fitoren e aleatëve, ndjesa vjen 67 vjet më pas

Përfundimi i luftës së dytë botërore ishte një ngjarje aspak pozitive për një reporter të agjencisë “Associated Press”, i cili u shkarkua nga puna për lajmin e dhënë. Ironia e fatit është se shkaku i shkarkimit lidhej me dhënien e një lajmi të saktë. Bëhej fjalë për dorëzimin e ushtrisë gjermane më datë 7 maj 1945 tek forcat aleate, por këto të fundit nuk donin që lajmi të dilte më datë 7 maj, por një ditë më pas. Për këtë, Anglia kishte vënë në dijeni edhe mediet e saj për t’i dhënë mundësi Bashkimit Sovjetik që të organizonte një tjetër ceremoni fitoreje në Berlin.
Dorëzimi i nazistëve u nënshkrua në orët e para të mëngjesit të datës 7 maj 1945 dhe lajmi u dha nga një radio gjermane në drekën e kësaj dite. Me të dëgjuar lajmin, reporteri Ed Kennedy e publikoi atë duke shkelur kështu urdhrin e ushtarakëve për mospublikimin deri në orën 15.00 të ditës së nesërme. Dhënia e lajmit i kushtoi shtrenjtë atij pasi AP u detyrua që ta shkarkonte nga puna. Pikërisht për këtë vendim të marrë shtatë dekada më parë, agjencia i kërkoi falje publike reporterit të saj.
Re.Pu.
Add new comment