Konsensusi për zgjedhjen e presidentit sipas Alibeajt. Po sipas Berishës?

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ishte mbrëmë një ndër të ftuarit e Alfred Pezës në emisionin Debat në Vizion Plus. Tema e emisionit ishte zgjedhja e Presidentit të Republikës. Sipas atyre që tha Alibeaj gjatë debatit, i bie që, në qoftë se zgjedhja përfundon në tre raundet e parë me të paktën 84 vota, do të ishte konsensuale. Por edhe në qoftë se zgjedhja bëhet në raundin e katërt ose të pestë, me të paktën 71 vota, ajo përsëri do të ishte konsensuale. Arsyeja? Sipas Alibeajt, kjo do të ishte një zgjedhje konsensuale, sepse parashikohet nga një kushtetutë që është aprovuar në mënyrë konsensuale…
Deri dje kishim dëgjuar argumentin se zgjedhja e Presidentit të Republikës me të paktën 71 vota do të ishte kushtetuese. Dje dëgjuam se ajo do të ishte edhe konsensuale! Madje, sipas Alibeajt, do të ishte edhe sipas asaj që pati në mëndje Stefan Fule, kur tha se Shqipëria ka nevojë për një presidentet konsensual, që të përfaqësojë unitetin e popullit.
A thua këtë lloj presidenti konsensual të ketë në mendje edhe Berisha, kur të fillojë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës?
E.Zaloshnja
Comments
Kushtetuta nuk eshte
<p>Kushtetuta nuk eshte konsensuale , pasi PD-ja nuk morri pjese ne referendumin e miratimit te saj, madje per disa vite pretendonte mos njohje te saj, derisa sa i ndrroi dhe 'kostumin' ( levoren) nga e kuqe e bene blu. Ndonje ndryshim ne te eshte bere me pazare, me jep te jap se populli e ha prape. Megjithate , le te behet kush te doje president e ai le te beje ke te doje kryeprokuror a c'ka tjeter ne dore , pasi sa te kemi keta qe jane vetem emrat jane cudia e jo aktiviteti i tytre i mevonshem , pasi do te zbatojne 'kanunin politik' te miratuar e zbatuar deri tani nga te dy palet: Bejme si duam vet qe shpirtin t'a kemi sa me te lehte ! Dheu le te jete i rend !</p>
Add new comment