Berisha i rikthehet diplomacisë së toneve të forta me Serbinë

Prej kohësh që s’mbahen mend qeveria ‘Berisha’ është dalluar për diplomacinë e toneve pajtuese e konstruktive në marrëdhëniet dy e shumë palëshe në rajon, e për këtë gjë është përshëndetur e duartrokitur nga diplomacia e fuqive të mëdha. Sot ka zgjedhur një gjuhë tjetër, teksa ka reaguar lidhur me ngjarjen në Luginën e Preshevës, ku policia serbe ka bërë bastisje e arrestime shqiptarësh në një klimë të zgjedhore. Akti duket i rëndë, dhe i pashpjegueshëm, por bie në sy se gjuha e qeverisë sonë është në kundërshtim me stilin e deritashëm kameratesk, dmth është me tone denoncuese e me përcaktorë të zgjedhur me një funksion pickues. “Akte primitive, dhunë zyrtare, falangat serbe, terror policesk, qëllime të ulta, etj”, janë disa nga frazat e zgjedhura me kujdes e qëllimisht nga diplomacia e Berishës. Madje, kush njeh mirë Berishën vetë, e ka të lehtë të kuptojë se kjo deklaratë është e bërë prej tij personalisht. Ja një pjesë e tekstit: “Qeveria Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat… të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit. Qeveria Shqiptare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga falangat serbe në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike. Qeveria mbështet plotësisht deklaratën e këshillave komunale të tre komunave të Luginës së Preshevës për këto akte të shëmtuara të autoriteteve të Beogradit që, me dhunë dhe terror, duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.”
Re.Pu.
Comments
nqs qeverise i ka mbet noi

nqs qeverise i ka mbet noi ure diplomatike e padjeg duhet te dergoje nji note proteste ne okb e jo te beje fjalime elektorale pse qytetaret nuk mund t'ju kunderpergjigjen me vote pse ktu flitet per dhune e jo demokraci...

Tash i doli gjumi berishe,

Tash i doli gjumi berishe, Turp Turp te kesh....te ka ardh funi o i zi.

Eshte teper vone. Forca Aleanca Kuq e Zi respekt Kreshnik Spahiu.

Dridhe Like, dridhe, se sala

Dridhe Like, dridhe, se sala po e dredh me shume.

Kete po e ben se po e ndjen qe po i humb shqipetaret e Kosoves. Dhe i ka thene vellezerve serbe, do ndryshoj disi pllaken une se po humb mbeshtetjen e s'ka kush te vije te me shpetoje ne 2013. Ju e dini qe eshte ne interesin tuaj qe une te mbaj marredhenie te mira me ta. Thjesht po luaj lojen.

Vetem bashkimi kombetar

Vetem bashkimi kombetar shpeton shqiptaret, kreret e politikes shqiptare kudo qe jane i nenshtrohen parave sllavo-greke. Berisha eshte me i pafytyri ne kete loje. Ishin skandaloze pamjet e Presheves dhe Shkupit. Shteti shqiptar duhet te reagoje deri ne prishjen e ambasadave me keto rraca idjote. Fqinjet sillen keshtu se e dine se sa troje u kane grabitur shqiptarve me ndihmen e fuqive te medha. Vetem kryengritja e armatosur do ti bashkoje shqiptaret. Loja se do bashkohemi ne BE, nuk bashkon trojet shqiptare. Ne korrik 2013 mbaron se funksionuari traktati famekeq i Londres dhe cfare do behet me trojet tona???? 99 vjet e ka fuqine kjo marreveshje, prandaj cdo marrveshje kufijsh qe behet eshte tradheti kombetare kudo qe behet. Shqiperia Londineze (28.000km2) eshte 1/3 e teritoreve shqiptare. Ne shqiptaret duhet te dime qe viti 2013 do kete shume skena te tilla, Politika zyrtare e Tiranes eshte nje turp. Rrofte Shqiperia natyrale. Poshte tradhetaret!

Pershendetje z. Nano,Doja te

Pershendetje z. Nano,
Doja te dija dicka rreth vertetesise mbi deklaraten e KM. turk Erdogan, ishte nje sajese mediatike apo jo?

Add new comment