Skandali ndjek skandalin, por qeveritarët heshtin

Të rinjtë e Aleancës Kuq e Zi janë të vetmit që kanë ngritur zërin kundër falsifikimit të diplomave, dukuri që u shpërfaq në mënyrë spektakolare pas lajmit me burim median italiane: i biri i Umberto Bossi-t me diplomë shqiptare të marrë në harkun e një viti. “Ky sistem arsimor i ngritur i gjithi mbi korrupsion për 22 vjet, ua ka ndërlikuar jetën të rinjve shqiptarë, ndërsa sot për turpin e tyre na nxiu faqen duke fabrikuar diploma false… .Nuk do të ndalemi deri kur ministri i Arsimit të japë dorëheqje. Ne e shpallim këtë ministri vend krimi”, u shpreh kryetari i Aleancës Rinore KuqeZi, Adriatik Lapaj.
Është në fakt e çuditshme se si nuk reagoi ministri i Arsimit pas asaj që u publikua. Në gjithë këtë histori nxorrën për të thënë një fjalë Nora Malajn (“është punë gjykatash e prokurorie”, tha ajo për të larë duart). Të tjerët heshtin. Është në stilin e këtyre njerëzve që qeversin vendin që të heshtin pas çdo skandali. Pak ditë më parë ishte Shemsi Prençi, zyrtar i lartë i policisë, që foli për një lidhje mafioze pushtet-biznes në Bulqizë. Reagimi i vetëm ishte pushimi nga puna i tij. Reagim tamam mafioz.
M.N.
Comments
bravo te rinjve kuq e zi! nuk

bravo te rinjve kuq e zi!

nuk mund te vazhdohet me keshtu! te gjithe duhet te cohemi te permbysim kte qeveri qe nuk shohin me larg se xhepat e tyre!

O Anonim, ju çdo gje do ta

O Anonim, ju çdo gje do ta politizoni dhe do ta lidhni me qeverine. Jeni te tmerrshem. Or zoteri, atje duhet te shkoje PROKURORIA dhe t'i rrasi ne burg ata te Kristalit. Dhe t'u heqi dhe licensen.

Pucistet nuk lane fytyre te
Pucistet nuk lane fytyre te hetojne,kur deri pak kohe me pare kerkonin te permbysnin me dhune nje qeveri te zgjedhur nepermjet votes se lire te popullit Shqiptar sovran.
Pucistet nuk mund te

Pucistet nuk mund te hetojne.Ata jane vete per tu hetuar e rrasur brenda,sepse tentuan te permbysnin me dhune nje qeveri legjitime.Prokuroret puciste nuk kane te ardhme.Nuk kane shanse.Kryeprokurorja eshte kryepucistja dhe lavire bulevardi.Pse jeni mjeruar keshtu mor njerez qe per nje kocke qe u hedh Saliu,beni c'do gje,e c'nuk u nxjerr goja(haleja).Po pse,prokuroria u dashka te hetoje atje ku deshironi ju,e ne asnje menyre,atje ku u dhemb juve??Vazhdoni,se dita e gjykimit po afron.Po e ndjeni edhe vete.Po u leviz lepuri ne bark.

Mire e ke ti vllajo po ka

Mire e ke ti vllajo po ka shume gjasa qe prokurori qe do te hetoje ceshtjen te jete vete me diplome te blere.

O bledi, po me thuaj pak se

O bledi, po me thuaj pak se ku po shkon prokuroria? po mos te kishte reaguar AK, do te mbetej vetem nje lajm fejsbuku!

Po pse mor zoterinj gazetare,

Po pse mor zoterinj gazetare, tani e moret vesh ju transparencen e diplomave shqiptare? Po ju verifikoni diplomat e parlamentareve tane e do shikoni gallate :-) :-) :-) e do gjeni material te bollshem per mediet per nje vit rresht!

Ministri ka qene i zene me

Ministri ka qene i zene me projekt-ligjin ' Gjuha kineze behet e detyrueshme ne shkollat e larta' !

Atehere , n'ate kohe te

Atehere , n'ate kohe te larget qe e kemi harruar viti '97, mileti fuste leket ne piramida financiare per te fituar, pushteti thoshte 'mos e cani koken se jane te kristalta' , ...dhe ato rane njera pas tjetres duke zene poshte kursimet shqiptare , derisa sa u trazua vendi e plasi kiameti. Tanime , ne kete kohe te sukseseve te pandalshme, mileti fut leket ne piramidat financiare universitare per te arsimuar femijet ne cdo menyre , pushteti thote 'rinia jone po arsimohet e diplomohet me ritme te larta'...dhe prite kur te bien 'diplomat' me gjithe universitete duke zene poshte kursimet e perkushtimin e shqiptareve, derisa...nuk e di c'do ndodh! Si nuk na u ndane keto piramida , edhe pse nuk jami vend piramidash , nje te tille kishim dhe do e prishim , po keto te tjerat 'kerpudhore' si do i shfarosim ?!

Ku eshte prokuroria

Ku eshte prokuroria shqiptare ?? Fajin nuk e ka ministri por Universiteti dhe prokuroria qe nuk heton kur dalin ne drite te tilla fakte !

Kete do ta quaja bllofin e

Kete do ta quaja bllofin e rradhes te qeverise shqiptare qe verteton me se miri korrupsionin qe eshte shtrire ne te gjitha fushat e jetes ne Shqiperi.

Korrupsion qe cdo dite e me shume po e gjunjezon kete shtet perball krimit ekonomik te organizuar .

Mire bene e do beje rinia

Mire bene e do beje rinia kuqezi, por mos lodhen shpejt se zgjedhjet jane larg.

Ministri vetem shpik

Ministri vetem shpik ligje se si do te hiqen mesuesit e vjeter nga puna, qe te zevendesohen me kartonaxhinj analfabete, por qe o te paguajne 2500-400 euro

Universitet tamam ka qene ne

Universitet tamam ka qene ne kohen e monizmit kur ne shkolle shkonte ai qe kishte mesataren 8.5 e lart. Kurse tani shkon derri e dosa. Duhet te mbyllen gjithe universitet private dhe te mbetet vetem ai shtetrori ku te shkoje ai qe ka nota te mira, mestare te larte dhe mend per shkolle.

Jam Shqiptar por duke lexuar

Jam Shqiptar por duke lexuar disa komente dhe protestat kundra qeverisë kuptoj sa idiota janë shqipot.
Nuk ka lidhje qeveria, por prokuroria.
Nëse Shqipëria është katandisur kështu fajin është vetëm dhe vetëm i prokurorisë dhe gjykatave, nëse nuk kuptoni këtë gjë elementare kështu do të vuani edhe 100 vjet të tjera.

Shqipot nuk Jane idiote por
Shqipot nuk Jane idiote por fatkeqe sepse qeverisen nga kafshe! Ministria e Arsimit dhe vete Qeveria Shqiptare duhet te qendrojne garante te Nje sistemi arsimor te ndershem e transparent per te mbrojtur se pari ata Shqiptare te mjere qe kane frekuentuar e studiuar Ne menyre te ndershme Ne bankat e ketyre Universiteteve private ndryshe nga pinjolli i Bossit!
Cdo gje eshte politike dhe Qeveria mban pergjegjesi per cdo gje!
REspect!
I bashkangjitem mendimit te

I bashkangjitem mendimit te Oltit. Nese prokuroria verteton se ka patur fallsifikime eshte pergjegjsia politike e ministrit te arsimit me e pakta dhe e gjthe qeverise me e shumta qe keto gjera te mos ndodhin. Ne evropen ku duam te shkojme ministrat kane dhene dorheqjen per shume me pak se kaq. Myqit ti vije turp.

Shume i sakte konkluzioni i

Shume i sakte konkluzioni i Mustafa Nanos: reagimi i qeverise ndaj skandaleve eshte heshtja dhe hakmarrjet e tipit mafioz.

Te rinjte e Aleances Kuq e Zi

Te rinjte e Aleances Kuq e Zi kane te gjithe interesin politik qe te ngrene zerin e nuk jam shume i bindur qe kete e bejne per 'amor patriae'. Lind pyetja: po keta njehere ne pushtet si do te silleshin?

Me vjen keq qe shume te rinj perdoren per qellime politike te njerit apo tjetrit grup

Mua me ngjajne pak si levizja e Beppe Grillo-s ne Itali qe po perpiqet te eci ne gjurmet e Lega Nord. Nuk kemi nevoje per nacionalizem sidomos ate ekstrem, por per Realpolitik. Nacionalizmi mund te coje ne konsekuenca te rrezikshem per vendet e Ballkanit. Po te shikojme Greqine e kemi te qarte se si po marrin vrull forzat ekstremiste te djathta, jo me kot Ballkanin e kane quajtur 'fuci baruti'.

nje procedure tjeter

nje procedure tjeter skandaloze e kristalit eshte dhe paisja e infermiereve te vjeter me shkolle te larte perkundrejt shumes prej rreth 2500 euro. te vjen keq tek sheh njerez te nderuar, "hallexhinj", me profesionin infermier, me nje jete praktike mbi supe e me pak vite per te dale ne pension qe orvaten per te mbledhur leke dhe per tu shkolluar ne pleqeri, per tu pajisur me universitet, se ndryshe (sipas urdhrit te ministrit te shendetesise) ikin nga puna dhe zv me te rinj qe shumica e ka marre shkollen me b.... dhe nuk ka as konceptet me minimale te profesionit. ne kete derexhe jemi katandisur...

Add new comment