Moisiu: Presidenti me konsensus, pazar politik; Më mirë të zgjidhet nga populli

Postuar në 04 Maj, 2012 11:53

Në intervistën e dhënë sot për Ora News, ish-Presidenti Alfred Moisiu dha këndvështrimin e tij në lidhje me fushatën e që ka nisur për zgjedhjen e Presidentit të ri, qëndrimin ndaj kandidaturës së Fatos Nanos, por edhe mënyrën e zgjedhjes, e cila mund të jetë edhe me votim nga populli. Sa gjasa ka kjo e fundit? Koha nuk mundëson ndërmarrjen e ndryshimeve Kushtetuese dhe përgatitjen e infrastrukturës, por një dështim në zgjedhjen e Presidentit në korrik mund t’i hapë rrugë një skenari të tillë hipotetik. “Unë mendoj që zgjedhjet e parakohshme janë një zgjidhje, një variant dhe një qeveri teknike mund të organizojë zgjedhjet në mënyrë që të shmangen parregullsitë që kemi vënë re deri tani”, - u shpreh ai.

Edhe pse me fjali të latuara, ish-Presidenti Moisiu është kundër një Presidenti si Fatos Nano apo Jozefina Topalli, të cilët janë emrat më të lakuar për momentin. “Pavarësisht se nuk dua të mohoj aftësisë e z.Nano, me të cilin kam bashkëpunuar kur ishte Kryeministër, ne kemi nevojë të shohim personalitete e fytyra të reja në politikën shqiptare të cilat të mos mbajnë gjynahet e së kaluarës. Pra duhet fytyra të reja, emra që nuk janë përmendur deri tani”, - tha Moisiu.

Edhe pse Presidenca e tij ishte fryt i një konsensusi politik në vitin 2002, Moisiu shprehet kundër përsëritjes së një praktike të tillë pasi sipas tij, kjo nuk do të ishte asgjë tjetër veçse një pazar politik.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

Ashtu siç thua ti eshte mor babush!

Se edhe ty  me pazare ta prishen lojen e dominose atje te cepi i rruges e te bene president.

Submitted by Tani97 (not verified) on

po flet per veten e tij me duket. se e moren duke lozur bilardo dhe e nxorren president. duhet te kete ndonje shok qe luan bilardo qe pret…

askush nuk garanton qe presidenti i zgjedhur s’do te jete alabak. apo do te jete garant i kushtetutes. jane probleme te shtruara gabim. ne nuk vuajme se nuk kemi njerez te mire apo se kemi shume te keqinj. vuajme sepse asnjera pale politike nuk pranon te mos nderhyje ne aktivitetin e perditshem te presidentit.

marrim shembullin e gjermanise. ata zgjodhen nje person qe dukej i shkelqyer. papritmas na del qe paska probleme me nje borxh qe kishte mare ndaj nje binznesmeni qe e kishta ndihmuar kohe me perpara. cfare bene gjermanet? ata gjykuan qe mosinformimi i tij (presidentit) per kete ceshtje ishte mungese serioziteti dhe elegance per postin e presidentit te gjermanise. dhe gjykuan qe ai person nuk ishte i vlefshem me per president. dhe i bene presion neper media derisa ai dha doreheqjen. a do te ndodhte kjo gje ne Tirane?

a e keni pare ndonjehere Edin te kerkoje llogari ndaj nje personi publik te partise socialiste qe mund te kete gabuar? Po pyes per Edin, sepse Sala nuk e di c’eshte kerkimi i llogarise per te tijet.
Cfare do te bente Edi nqs. Nano si president na shkon per nje dore bixhoz deri tek Tajvani, ose per kurva andej nga Greqia? Asgje, sepse edhe me perpara s’e ka bere. Cfare do te benin te tjere anetare te kryesise se PS-se ne nje rast te tille? Asgje, sepse asnjehere s’e kane bere. Dhe kur te bjen rasti ti pyetesh per te tille sjellje indiference te tyren a e dini se si mbrohen? Me pergjigjen klasike te cdo shqiptari kur justifikohet: ta bej njehere Sala per te tijet pastaj ne. Pse budallenj jemi ne qe te sulmojme te tanet?

Ky eshte problemi yne djema. Ne momentin qe nje parti e madhe, nis nje loje pergjegjesie ndaj gabimeve te bera te personave te rendesishem te partise (Edi Rama e dinte shume mire si ta bente ne rastin e Islamit, por ama jo qe ne 2009-en, por kur iu mbush mendja qe nuk i duhej me) dhe flasin haptas per te tilla ceshtje, atehere do te kemi thyer nje tabu. Atehere mund te shpresojme qe te kemi nje fillim demokracie. Ne te kundert eshte e kote. Mund ta marrim presidentin duke lozur bilardo, shah apo tavull, dhe prape s’ben diference ne qofte se s’kemi asnje mase serioze te mundshme ndaj tij ne rast gabimi. Dhe keto masa nuk kane shans te jene ligjore (presidenti gjerman nuk kishte shkelur ligjin) por duhet te jene etike. dhe si te tilla korrigjohen vetem nga shoqeria si nje e tere.

Ciao!

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Disa dite me pare ju kam shkruajtur se eshte ne karakteristiken e shumices sot ,qe te mos respektosh te tjeret.

Per mua ,personalisht,fakti qe nje ish president angazhohet dhe jep nje mendim personal ne lidhje me kete problem eshte nje gje e mire.

Kush me mire se Ai mund te nxjerri konkluzion ne lidhje me presidentin konsensual,qe trasformohet ne nje buratin te partive.

Ai vete s'qe ne gjendje te bente asgje,sot presidenti ne fuqi s'eshte ne gjendje te beje asgje,as edhe te mbroje veten e tij perball sulmeve dhe kompetencave te ekzekutivit.

Konkluzioni duhet nje President i zgjedhur nga sovrani popull.

Si mund te behet kjo? Propozimi eshte per nje qeveri teknike te perkohshme,ose presim zgjedhjet dhe duhet te jete vota jone ajo qe do te vendosi.Krahas me zgjedhjet dhe Referendum per presidentin.

Ndryshe "keqokracia", qe do te thote te mos bazohesh tek i afti,por tek ai me besniku,ka per te ngelur gjithe jeten ne fuqi ne Shqiperi.

E verteta nuk ka vend ne gazeta,ajo mund te gjendet ,te pakten ne mendimet tona.

Respekt per ata qe e meritojne dhe indiferentizem per te tjeret.

Submitted by endri (not verified) on

Ketu ka te drejte sepse nese presidenti do te votohej nga populli nje pensionist matuf si ky nuk do te behej kurre president !

Submitted by Ilir (not verified) on

Ky harroi si e zgjodhe pastja u munduan ta perdorin ......derisa i mbylli edhe biznesin Sali-u................

Submitted by Tani97 (not verified) on

z. Agim Shkodra,

e di qe e ke me mua, por nuk ka problem. Me kenaqesi do te risqaroj kendveshtrimin tim.

Kam qe nga 1990 qe observoj me kujdes pothuajse te perditshem ceshtjet politike shqiptare. Nuk jam person politik keshtu qe mos vrit mendjen te me gjesh :) .
Nje prej problemeve te medha te sistemit qe kemi ngritur ne kembe keto 22 vjet eshte pandeshkueshmeria e politikaneve ndaj gabimeve, fajeve dhe krimeve te kryera nga ata gjate ushtrimit te aktivitetit si politikan. Po i perdor termat me kujdes keshtu qe te lutem te me lexosh me kujdes. Them pandeshkueshmeri ne cdo sens. Jo vetem ligjor por edhe moral apo etik. Them gabim, faj dhe krim sepse nuk e kam hallin a do te denohet dikush per Gerdecin apo 21 Janarin apo 7 Korrikun e 2012. Dhe them gjate aktivitetit si politikan sepse nuk e kam vetem me partine ne fuqi por edhe me nje opozite te turpshme dhe tejmase pasive.

Gjate ketyre 22 vjeteve numri i politikaneve te denuar nga ligji eshte shume i ulet per te mos thene pothuajse zero. Por akoma me e rende per mua eshte fakti qe po aq i ulet eshte numri i politikaneve te denuar moralisht nga populli dhe nga shoqeria. Dhe mendoj se problemi eshte pikerisht tek shoqeria jone qe eshte gjithmone e gatshme te justifikoje cdo sjellje te jashteligjshme ne qofte se kjo sjell leke ose pushtet. Do te te marr nje rast per te te illustruar kete fenomen.

Fatos Nano. Eshte personi me negativ qe kemi pasur keto 22 vjet per mendimin tim. Per mua ia kalon edhe Sales, pavaresisht se e di qe do te me shani pa mase per kete pohim. Saliun e njohim dhe nuk ekziston njeri qe na e heq per te mire. Nderkohe Nanon e njohim por ama ke sa te duash (perfshire Mustafa Nanon qe e le nje shans 5% per ta zgjedhur nga "halli" president) ne Tirane qe e justifikojne apo do ta ripranonin ne politike pothuajse me krahe hapur. Cdo mbrapshtesi ne sistemin ekonomik te sotem qe vuajme sot e kemi te trasheguar nga Nano gjate 1997-2005. Ishte i pari politikan qe sillej me perbuzje  ne televizor, me prepotence, me bixhoz e me kurva ne diten me diell, pa iu dridhur syri. Shkeli nje njeri dhe e vdiq ne rrugen para Bllokut ne Plepa dhe as nuk u shkruajt asnjehere per kete ngjarje. Sepse kishte kuptuar ate qe edhe Sala s'e kishte kuptuar gjate 1992-1197, qe mund te na beje zbor tere diten dhe ne nuk te mbajme inat. Numri i gazetareve te majte qe pothuajse vdesin per te eshte jo i ulet. Ne intervisten e tij me Blendi Fevziun disa dite para zgjedhjeve te 2009 si dhe para disa ditesh me Sokol Ballen, qofte Blendi qofte Sokoli po nxirrnin jarge nga goja duke pare Nanon. Si nje djalosh qe shihte Jenna Jameson. Me pak llafe, eshte shembulli i nje personi plotesisht te deshtuar,  imoral ne cdo pike, hajdut i denuar (menyra e gabuar e denimit nga ana e Sales nuk zhduk motivin pse u denua) dhe prape na jepet si shembull suksesi sepse na ben me pare. Nuk ke shans te gjesh ne Libi ndonje foto qe krahason sa mire ishte me Gedafin ne krahasim me sot. Nderkohe ke ne Facebook nje foto qe tregon menune e shqiptarit ne kohen e Nanos, ku lihet te kuptohet qe megjithese ishte plehre, ne ishim mire me te. GJithashtu po ne FB ke nje foto me nje vjersh nga Bibla e vjeter ku illustrohet mundesia per te ribere pare me Nanon. Nderkohe qe kurre s'ka per te pasur foto me Salen te tilla. Ai urrehet dhe pike. Nano edhe dashurohet. Dhe per mua ketu qendron problemi. Dhe prandaj them se Nano eshte me i rrezikshem se Sala. Sepse arrin te hiqet edhe per i mire, madje edhe per shembull.

Tani, ok do te thoni ju, e dime qe populli eshte budall. Jam dakort. Po ata qe hiqen per aristokracine e popullit dhe si te zgjuar? Per shembull c'mund te themi per Arben Malaj? Nga drejtor i firmes Cenaj, ne minister te financave, dhe tani ne supporter i hapur i Nanos ne garen per president. Dhe mos guxo ta shtrosh si problem ne ambientet e PS-se.

Kur ka pasur prurje njerezish te rinj ne ambientet drejtues te PS-se? Jo ne stilin qe u pelqen liderave tone, katapultimin, si Erjon Veliaj, por ne gare te hapur, ku njerez te rinj votohen nga kongresi apo asemblea. PS ka te njejten perfaqesi sot si 10 vjet me pare ne kryesine e saj.

Ne hapesirat e parise sone nuk ka asnje kritike, as ndeshkim, per keto sjellje te turpshme te elitave tona.

I kthehemi rastit te presidentit. Une vazhdoj te ngelem i mendimit qe eshte shume me mire nje kandidature e forcuar nga Berisha, se sa nje figure e re anonime, e zgjedhur ne nje menyre plotesisht te fshehte per publikun, tek ne e quajme NEGOCIATE (Berisha-Rama) ose MARREVESHJE (Berisha-Nano) ose KOALICION (Berisha-Meta), por ne fund gjithmone ne bythe e hajme ne, populli. Le te ngrije doren ai qe realisht di detajet e pazarit Berisha-Nano per zgjedhjen e Moisiut. Moisiu i cili eshte vete frut i nje marreveshje te tille s'duhet te kete kurajon te lavderoje kete menyre. Valle ai eshte i mendimit qe e meritonte ate post? Mbi cfare kriteresh meritokracie?

Le te na pergjigjet cilat ishin tiparet presidenciale qe Berisha dhe Nano shquan tek ai 10 vjet me pare, dhe pastaj flasim prape.

I kthehemi propozimit te nje presidenti sovran te zgjedhur nga populli. Se pari sovran? Aspak, perderisa vetem nje kandidature e propozuar nga PD ose PS, ka shans te fitoje. Kush eshte ai qytetar jashte ketyre dy partive qe ka shanse per te garuar me te njejtin suport mediatik apo financiar si dy kandidature partiake (PD/PS)? Askush.

Atehere le te jemi realiste dhe te mos kerkojme perralla. Le te mesojme njehere ne kaq vite, qe i vetmi proces i sakte eshte ai i pershkruar nga ligji. Edi Rama e ka perpara syve rrugen per te ndjekur: te mos marre pjese ne asnje prej seancave ne parlament. Kjo do te obligoje Berishen te votoje ne raundin e 4 nje person me 71 vota, por do te kete dyshime, nisur nga eksperienca kosovare pak kohe me pare, ne lidhje me raundin e 4. A do te quhet ai i katert perderisa tre te paret as nuk kane nisur, duke qene se kuorumi i 84 vetave nuk eshte plotesuar? E kam te qarte qe kjo s'do te ndaloje Salen, por do ta ekspozoje ndaj jo pak problemeve me tere BE dhe USA. Eshte e vetmja shprese. ne cdo tjeter loje qe Edi Rama do te pranoje te futet, ka per ta ngrene. Edi Rama eshte i destinuar ta haje ne cdo loje qe ben me Salen. Pike.

Ciao!

Submitted by Anonim (not verified) on

pra z.moisi kerkon ndryshim kushtetute porse s'e thote e i bie rreth e rreth? apo reflekton mbi pazaret qe mund (ose jo) te jene be kur vet zotria u zgjodh president?

kjo esht si me then "s'e kapim dot hajdutin por hec e ndryshojme vet definicionin e hajdutit ne menyre qe t'themi e kapem"...

per cka duhet qeveri e perkohshme? ende s'u dolen palve politike llogarite?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.