Mesazhe sarkastike të italianëve në web lidhur me Renzo Bossi-n

Ngjarja me Renzo Bossi-n të diplomuar në Shqipëri, Tiranë, në Universitetin Kristal, ka marrë dhenë, dhe siç ndodh rëndom kudo në rrethana të tilla, ka plasur gallata në web. Italianët janë të pamëshirshëm më djalin e Umberto-s. “Ka marrë diplomë në Shqiqpëri? S’do mend, atje do ta merrte. Ata janë më jugorë se jugu ynë”, thotë njëri. Tjetri ia prêt: Duke qene legist, dhe kryeqytetet i urren, diplomën do duhej ta merrte në Durrës, e jo në Tiranë”. Një i tretë jep një frazë, që gjoja ka dalë nga goja e Renzo Bossi-t, i cili është aq injorant (për atë që e ka postuar si mesazh), sa medemek thotë: “Nuk kam marrë kurrë një diplomë në shkencën e Shqipërisë, e kam marrë në shkencën e Ekonomisë”. Një i katërt, ia bën: “Jeni me të vërtetë të pamëshirshëm me këtë djalë. Kur ai e merr dëftesën e maturës për tre vjet, ju thoni ‘ç’është kjo punë kështu?’ Tani që ka marrë një diplomë universitare për një vit, ju prapë thoni ‘ç’është kjo punë kështu?’ E dini? Nuk jeni në rregull ju, jo ai”. Etj, etj.
Re.Pu.
Comments
I kam lexuar me kujdes

I kam lexuar me kujdes komentet(on-line) ne faqet e shtypit italian ....

Pertej ndonje komenti racist i kam gjetur me shume vend dhe ne to mbizoteron autoironia e vete italianeve ndaj fenomenit "trota"

Gazeta "Libero" (me teper se e djathte) gjente vend ashtu si "ResPublica" te komentonte reagimet tona.

Pure gli albanesi contro il Trota: "Non meriti la nostra laurea"

Il Paese si indigna: "Una vicenda vergognosa". Polemica tra le forze politiche. E sul web scatta l'ironia: "Renzo, parli albanese?"

Po gazetat tona pro qeveritare, se per te djathta nuk behet fjale, a i keni pare sa vend i kushtojne ketij skandali !!!???

Me apo pa shaka kjo eshte nje

Me apo pa shaka kjo eshte nje ceshtje qe meriton vemendje...

Nese ky djale thote se ka marre diplome ne Universitete shqiptare duhen pare dy gjera: 1) a di ky djale shqip 2) a ka marre ndonjehere vize studenti.

leje qendrimi doje te thoje?

leje qendrimi doje te thoje?

Fillimisht le te qeshim e

Fillimisht le te qeshim e gajasemi sa te na dhembin brinjet, me pas t'ja veme kujes me piskame te na degjojne 'te shurdherit' qe na rrethojne e s'reagojne ! Jane bere vertete diplomat si letra higjenike me 'sale' dhe presim te na drejtojne kuadrot e administrates publike drejt Europes me diploma universitetesh qe dhe emrat nuk ua kemi mesuar ende ! Ne keto 'gropa' qe po hapen sot do te biem te gjithe neser , por nuk do te kemi 'te zgjuar' me per te na nxjerr ! Tmerr...

O popull, te behemi shume qe

O popull, te behemi shume qe te kerkojme hetim per kete skandal. Ne i dinim keto se ketu jetojme, por kjo ishte kulmi. Te behemi shume qe te kerkojme te mbyllen keto halé qe prodhojne injorante, dhe qe e quajne veten Universitete, por qe ne fakt jane thjesht biznese. Keto biznese po sheshin nderin tone, emrin tone, dhe po tallen me te gjithe ata qe kane studiuar edhe per te marre nje pese apo gjashte por qe e kane marre me merite. Mjaft me me keta SHUSHUNJA qe jane pronare universitetesh private. Mjaft!

Skandali i vertete qendron ne

Skandali i vertete qendron ne reagimet e shqiptareve. Te gjithe ne e dime se ne Shqiperi blihen diplomat, jo vetem te universiteteve private, por edhe te atyre publike sidomos te Universiteteve te Elbasanit, Gjirokastres, Vlores etj. Duhej te dilte ne shesh kjo historia e Renzo Bossit qe prokuroria te niste hetimet dhe qe dukuria te behej objekt i opinionit publik? Pesonalisht njoh juriste qe punojne ne administraten publike (madje ne dikastere qendrore) dhe qe e kane marre diplomen me para, pa ndjekur asnje dite mesimin. Raste te tilla njohim te gjithe ne shqiptaret, i diskutojme shpesh ne biseda private, por zakonisht nuk na skuqet faqja. Duhej te na e thoshin italianet qe te skandalizoheshim?

hala me ket t'degjeneruarin?

hala me ket t'degjeneruarin? s'po na duhet si e komentojne italianet po c'pazare mund t'jene be n'anen tone te adriatikut.

Ore mos u merrni me trapat

Ore mos u merrni me trapat ialiane po beni zhurme per idiotet qe kemi ne shtetin tone. Kur do filloni te kerkoni transparence per dhenien e diploave ne universitetet private ne shqiperi.

Add new comment