Fatos Tarifa: Protagonizmi i ambasadorëve është dëshmi e provincializmit tonë

Postuar në 05 Maj, 2012 05:32

Në një shkrim të publikuar në Mapo, Fatos Tarifa qorton protagonizmin e ambasadorëve të huaj në Shqipëri, që ushqehet (protagonizmi) nga ne të këtushmit. Ai merr shkas për ta bërë këtë nga përpjekja për ta interpretuar kandidimin e Fatos Nnaos për postin e Presidentit si një investim amerikan. Dhe mes të tjerash thotë: “[Roli i ambasadorëve], deri më sot, është mitizuar. Për turpin, për mungesën e dinjitetit dhe jo për nderin tonë. Përfaqësuesit e lartë diplomatikë të shteteve kryesore në Tiranë kanë invaduar ekranet televizive dhe faqet e shtypit, duke u bërë kësisoj protagonistë në jetën politike të vendit tonë. Shumë shqiptarë mund të mos e njohin ministrin e Arsimit të vendit të tyre, ministrin e Bujqësisë, atë të Ekonomisë apo të Kulturës, por ata i njohin ambasadorët e disa prej vendeve kryesore në Tiranë dhe, pa dyshim, e njohin shumë mirë përfaqësuesin e OSBE-së, edhe pse nuk e dinë ç’përfaqëson dhe ç’rol luan ai. Kur ky realitet të ndryshojë, pra, kur shqiptarët të njohin nga afër anëtarët e kabinetit që qeveris vendin e tyre, pra ata individë që kanë në dorë përmirësimin e jetës së tyre (ose, në të kundërt, janë përgjegjës për varfërinë dhe pasigurinë ekonomike e sociale të tyre) dhe të mos i njohin se cilët janë ambasadorët e huaj në Tiranë, atëherë po, mund të themi se zhvillimi politik në vendin tonë ka marrë drejtimin e duhur.”

Është tamam kështu.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.