Ankandi i bonove, interesat nuk ulen sërish

Postuar në 30 Prill, 2012 11:56

Dje, shkruajtëm se ankandi i sotëm i bonove të thesarit do të ishte ndër të tjera një test i besimit të bankave tek aftësitë paguese të qeverisë, por edhe së pritej një pasqyrim i uljes në minimum të normës bazë të interesit për lekun (4.25%) nga Banka e Shqipërisë. (http://respublica.al/artikuj/2012/4/29/neser-ankandi-i-bonove-ne-prove-besimi-tek-qeveria).

E para gjë që vërehet pas kontrollit të të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave është qëndrimi në të njëjtët tregues të interesave të bonove pavarësisht ndërhyrjeve energjike të BSH-së në treg. Interesat e bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor ishin të njëjta me ankandin e datës 10 prill, ndërsa tek bonot tre mujore është vërejtur një rritje e moderuar. Këtu është edhe elementi i dytë që bie në sy; kërkesa më e madhe e bankave për të blerë pikërisht këto bono me afat maturimi të shkurtër duke iu shmangur mbajtjes së një risku afatgjatë.

Qeveria arriti të marrë një borxh prej 3.2 miliardë lekë me një normë interesi 5.32 % (5.30 % ishte interesi mesatar në ankandin e fundit) nëpërmjet shitjes së bonove tre mujore dhe 9.6 miliardë lekëve nëpërmjet bonove me afat maturimi 1 vjeçar, me një normë interesi mesatare të pandryshuar për dy ankande me radhë, 7.35 %.

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.