Maqedonasit pretendojnë se janë afër zbardhjes së plojës së Smillkovcit

Dikush në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë është i dhënë pas latinishtes, gjë që duket tek emri i kodifikuar i operacionit për kapjen e autorit, apo autorëve, të vrasjes së pesë perosnave, mes të cilëve katër të rinj 18-20 vjeç; që të pestë me kombësi maqedonase. Monstrum, e kanë quajtur, dhe sipas shumë gjasave, për pagëzimin e këtij operacioni duhet të jenë nisur nga lloji i krimit dhe i autorëve. Krimi në fakt ishte monstruoz.
Rezultati? Kanë arrestuar 20 persona në disa lagje të Shkupit, ku një pjesë e të arrestuarve dyshohet se kanë lidhje me vrasjen në Smillkovc. “Në mesin e 20 të arrestuarve, ka persona të cilët kanë lidhje drejtpërdrejt me vrasjen makabre në liqenin e Hekuranës, pranë fshatit Smillkovc. Por, ka dhe të tillë, për të cilët nuk kemi të dhëna konkrete se drejtpërdrejt janë të përfshirë në këtë vrasje. Ata po merren në pyetje për momentin, dhe pasi të realizohen hetimet, do të dalim me të dhëna tjera”, ka deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska.
Nuk u përmend nacionaliteti i të arrestuarve, por u la të nënkuptohet feja e tyre. “Islamikë ekstremistë”, u tha, gjë që të bën të mendosh se janë shqiptarë, ose të lidhur me shqiptarët.
Re.Pu.
Comments
Absolutisht keta genjene dhe

Absolutisht keta genjene dhe ja ku duket --Autoritet maqedone thone se keta qe jane kapur jane teroriste islamike ...!!!!!!??????

Pse duhet ta thote kete ?--Mqs ata kane fakte qe keta te 20 myslymanet kane bere krimin nuk ke pse i jepe ngjyra islamike --sepse islamiket nuk kane ndonje hakmarje kunder ortodokseve lindore ,ata gjithe hakmarjen e kane kundrejt perendimoreve dhe Amerikaneve

Por sic duket maqedonsit permendin fjalen terorist isalmik me qellim qe autoritet shqiptare te mos reagojne kunder ketij arrestimi qe te thuash te drejten duket teper flagrant , dhe per shkak se keta zene ne goje fjalet terorist islamik , do te thoe se Policia maqedone nuk ka asnje fakt ne lidhje me krimin e bere dhe do qe tua rrasi ketyre qe ka kapur duke i dhene krimit ngjyra fetare

Ndaj qeveria shqitpare, por edhe politka shqi[tare ne Maqedoni duhet ti kerkojne shpjegime autoriteteve maqedonse ne lidhje me faktet qe ata kane per arestimin e kaq shume njerezve ----Se kam pershtypjen qe ata nuk kane asnje lloj fakti

Pak ngjasa ka qe vrasesit te

Pak ngjasa ka qe vrasesit te jene ortodoks maqedonas. E kush tepron atehere aty? Ato qe nuk jane ortodoks maqedonas.

Kisha dasht me dijte nji gja nga Z.Raimondi, sepse me duket shume interesante:

Pse "...islamiket nuk kane ndonje hakmarje kunder ortodokseve lindore ,ata gjithe hakmarjen e kane kundrejt perendimoreve dhe Amerikaneve..." ?

Nuk arrestohet njeri ne baze

Nuk arrestohet njeri ne baze te gjasave por ne baze te porvave. Ne deklartat e autoriteteve maqedonase nuk jepet asnje prove per perfshrirje e "Terroristeve Islamike" ne vrasjen e pesefishte te ndodhur disa dite me pare.

Add new comment