Rama flet me gjuhën e opozitës në lidhje me Presidentin. Është fjala për Ramën e LSI-së…

Në emisionin Fakt të Çim Pekës, Luan Rama i LSI-së tha se zgjedhja e një Presidenti konsensual është kthyer në një kusht të 13-të të Bashkimit Europian për dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat. Madje, ai tha se ky kusht i pashkruar i Bashkimit Europian është në fakt kushti numër një për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Rama i LSI-së, duke folur me gjuhën e opozitës, tha se Kushtetuta nuk e parandalon zgjedhjen e një Presidenti konsensual; përkundrazi, e inkurajon zgjedhjen e një presidenti me sa më shumë vota nga Kuvendi. Ai përmendi edhe nenin e Kushtetutës që e përcakton Presidentin si simbol të unitetit kombëtar, si edhe 3 raundet e votimit, ku duhen të paktën 3/5 e votave për të zgjedhur presidentin. Dhe duke vazhduar me gjuhën e opozitës, Rama i LSI-së tha se nuk ka rëndësi emri i kandidatit, por ka rëndësi procesi konsensual i konsultimeve.
Çfarë po ndodh? Një çarje e mazhorancës, apo një presion i LSI-së ndaj Berishës për të zgjedhur një President që dëshiron Ilir Meta, bosi i Ramës së LSI-së
E.Zaloshnja
Comments
LSI mendoj une e ka treguar
<p>LSI mendoj une e ka treguar qe nuk flet me gjuhen e dikujt apo te dickaje. LSI ka nje profil te sajin dhe sigurisht eshte ky qendrim i Luan Rama eshte ne kete drejtim!</p>
Add new comment