Media është e lirë? Freedom House nuk mendon kështu

Strategjia e Berishës në fushën e medias ka qenë e qartë qysh në krye të herës: Pushteti nuk duhet të krijojë asnjë konflfikt me gazetarët. Në këtë kuadër nxorri urdhërin për administratën: Asnjë padi për gazetarët. “Me këtë urdhër”, ka menduar, “edhe imazhin e qeverisë që nuk krruhet me shtypin e mbaj të paprekur, edhe forcën e denoncimeve të bëra nga shtypi i zhvleftësoj me idenë se mund të jenë thashetheme”.
Mirëpo plani i ka ecur përgjysmë. Denoncimet e shtypit i ka injoruar, dhe qeveritarët e korruptuar i ka nxjerrë palagur (“shtypi shpif kur thotë se ne jemi të korruptuar, por neve s’na ka lënë kryeministri t’i çojmë në gjyq gazetarët”, e kanë në xhep justifikimin qeveritarët e korruptuar), por imazhin e qeverisë që s’ka probleme me median nuk ka mundur ta ndreqë. Organizata amerikane jo qeveritare Freedom House, që ka në fokus të drejtat e njeriut, demokracinë dhe median, ka vlerësuar se Shqipëria është në katet e poshtme të tabelës së klasifikimit kur vjen puna tek liria e medias. Vetëm Maqedoninë me probleme të shumta ndëretnike kemi lënë pas. Vendet e tjera të rajonit, që të gjitha, përfshirë dhe Kosova, janë më mirë se Shqipëria.
Re.Pu.
Add new comment