Obama bën fushatë me Bin Ladenin e vdekur; republikanët reagojnë në kor

Postuar në 30 Prill, 2012 13:55

Barack Obama nuk është se rrahu gjoksin shumë pas ekzekutimit të Bin Ladenit. Shumëkush ka pritur që ta bënte, por nuk e bëri. Është marrë vesh, se e paska lënë për tani, në fushatë. Këto ditë, skuadra elektorale e Presidentit amerikan po përpiqet të përcjellë një mesazh që nuk bie mirë në veshët e republikanëve: Do ish në gjendje Mitt Romney të bënte atë që bëri Obama, dmth të urdhëronte nisjen e atij operacioni? Më provokativja ka qenë një video që gjendet në Youtube, ku shfaqet ish-Presidenti Bill Clinton duke bërë një résumé të tillë:

“Supozoni për një çast që forcat e operacioneve speciale ‘Navy Seals’ nuk do ta gjenin aty Bin Ladenin, ose do të kapeshin robër e vriteshin. Do ishte fundi i Presidentit. Por ky i fundit bëri një arsyetim të thjeshtë: nuk ka asnjë kuptim të kesh ndërgjegjen në rregull duke mos bërë asgjë. Dhe në këto rrethana mori atë vendim që njohim. Ai korri rezultatin më të mirë duke rrezikuar.”

Dhe pak më tej, në ekran del një pyetje: Do t’mund ta merrte një vendim të tillë Mitt Romney? Aluzioni është i qartë: Jo. Dhe në këtë pikë mund t’u bëhet krah dhe kujtesa e amerikanëve. Disa vite më parë, Mitt Romney është shprehur: A ia vlen të harxhosh miliarda dollarë në përpjekje për të kapur një person?

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.