Partia e Topit nuk quhet më e Topit; quhet FRD

Qysh sot partia e Topit nuk do të quhet më partia e Topit. Emri i saj do të jetë Fryma e Re Demokratike, ose në trajtë akronimike, FRD. Ka muaj që ka lindur një lloj pritmërie për këtë parti, por do duhet ende kohë për të parë se sa këto pritmëri kanë lidhje me situatën reale. Një gjë është e sigurtë: kjo parti po lind me një cen. Është e tëra në funksion të kryetarit të vet, që hë për hë nuk ka fuqi të sillet e të veprojë si kryetar. Por është një cen që e ka jetën të shkurtër. Ditët e Bamir Topit në Presidencë janë duke mbaruar. Kush nuk ka durim që të presë fundin e mandatit mund të fillojë countdown-in.
Pas pak minutash, në orën 12.00 (kështu ka dalë njoftimi), do të pritet shiriti i ‘veprës’ FRD. Është partia e 115 (thuhet se numri i partive politike është 114), që pretendon të bëhet një parti e rëndësishme pas zgjedhjeve të ardhshme.
Re.Pu.
Comments
Sikur dhe lexuesit e

Sikur dhe lexuesit e ResPublica-s te mblidheshin e te krijonin nje parti ?! C'te keqe ka se nga 115 do behen 116 parti ?...Milet i madh jemi, pse te organizohemi ne brigata e kompani kur me mire jemi me skuadra familjare, shoqerore apo te perzene a veteperzene nga trungu familjar?...E bejme nje tentative te tille ? Na paguajne taksapaguesit...dhe ne shohim beqma marrim ndonje deputet, minister, zevendes, drejtor te pergjithshem, doganier apo tatimor. Nuk do te jete keq...E krijojme ?!

Vetem ne Shqiperi ndodhe qe

Vetem ne Shqiperi ndodhe qe presidenti i Republikes foermon nje parti kur asht ne funksionet e presidentit. Presidenti simbas sistemeve demokratike duhet te jete asnjanes e jo i nji perite. Rrumpall hesapi. Ku dijne shqiptaret se çka asht demokracia.

Ku dijne shqiptaret se çka

Ku dijne shqiptaret se çka asht demokracia.

Askush nuk ta jep te drejten per te bere nje deklarate te tille,edhe pse je duke e konsideruar veten tende ne poziten e te intervistuarit.

Po te kujtoje fjalet e nje poeti te famshem boteror , WALT WITMAN i cili ka thene :

"Shpesh e kemi stampuar fjalen demokraci,e megjithate nuk do te lodhem te perseris qe eshte nje fjale ne te cilen sensi real eshte akoma i fjetur,nuk eshte zgjuar akoma,megjithe rezonancen e furtunave te terbuara nga te cilat vijne rrokjet e saj,nga penat apo gjuhet.

Eshte nje fjale e madhe,historia e se ciles supozoj,nuk eshte shkruar akoma,sepse ajo histori duhet me perpara qe te behet realitet."

Historia e demokracise nuk eshte bere akoma realitet edhe ne vendet me te zhvilluara te botes,perfshire SH.B.A,merre me mend,ne nje vend si i yni qe eshte ne hapat e pare te saj.

Ne lidhje me demokracine,Makiaveli flet per luan dhe dhelpera,per forcen dhe konsensusin,na duhet te provojme shume per te kuptuar realitetin dhe per t'u bere te vetedijshem per kete fjale te madhe.

Tedeschin nuk te kisha lexuar asnjehere ne kete lloj shprehje,edhe pse ajo ne vetevete shpreh pesimizem.Kujto, qe edhe me pese fjale mund te shprehesh diçka ,por mos harro se ka shume rendesi se si i rendit ato fjale.Psh: Ata qe dijne nuk flasin;Ata qe nuk dijne flasin.

Gjeje veten se ku je.

ca lidhje ka e gjitha kjo?

ca lidhje ka e gjitha kjo?

Add new comment