Hollande do të fitojë, por premtimet e tij janë të frikshme

Postuar në 30 Prill, 2012 09:25

Këtë javë që ka hyrë do të kemi një debat televiziv midis Sarkozy-së e Hollande-it. Sipas shumë gjasave debati do të fitohet nga presidenti aktual, që është më gojëbrisk e më aftë për të demonstruar se vlen përballë kamerave televizive. Shkurt, Sarkozy është më spektakolar se sa Hollande.

Por nuk ka gjasa që ky debat të luajë ndonjë rol në garën finale të 6 majit. Është aritmetika e votave që e thotë këtë. As Le Pen, as Bayrou (e para doli shumë mirë në raundin e parë; i dyti jo dhe aq mirë) nuk e kanë në plan t’u bëjnë thirrje votuesve të tyre që të bëhen me Sarkozy-në në balotazh. Nuk e kanë në plan për një arsye shumë të thjehstë: Që të dy do të kenë qar nga humbja e Sarko-s.

Është gjë e mirë, sikur Hollande të dalë fitues më 6 maj? Revista The Economist thotë: “Sarkozy-ja nuk drejtoi mirë në mandatin e parë, por ne do të votonim sërish për të. Pse? Sepse Hollande është i frikshëm”. Dhe me këtë e kanë fjalën që Hollande nuk jep përgjigje për problemet e Francës. Ai flet për drejtësi sociale, dhe nuk flet për reforma që synojnë ‘rritjen e rritjes’. Ai do të zmadhojë përmasat e qeverisë, do të ulë sërish moshën e pensionit, ka një sjellje kundër biznesit. Për të ulur deficitin, ai ka në plan të rrisë taksat (do ta çojë deri në 75% taksën mbi të ardhurat), e jo të shkurtojë shpenzimet.

“Ai do të jetë një President i mirë veç nëqoftëse nuk i mban këto premtime”, përfundon revista në fjalë.

M.N.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

E sakte dhe cinike ...............

Submitted by ajsberg (not verified) on

Deri diku jam dakort me ju 'hapi'...

Hollande bene mire te fitoje, pasi do te ndryshoje politika e B.E.-s, mbase do te ndryshoje dhe faqe. Deri tani 'sundonin' Merkozinjte ne te gjitha politikat dhe e cuan BE-ne ne krize dhe zgjidhja e saj me nje zvarritje te tmerrshme e shperndare ne rritje taksash e ulje pagash e pensionesh ne drejtim horizontal stimuloi  qe te rilindin frikshem ekstremistet e te dy kaheve, nazifashistet e rinj. Hollande detyrimisht do te beje politike te hapur ne Europe duke synuar me fort ne situaten e veshtire sociale, si papunesia, verferia, borxhet etj. "Bankieret' do ta kene me te sikletshme te realizojne objektivat e tyre dhe mbase, demokracia qe u shnderrua ne diktature demokratike gjate kohes se krizes, mbase do behet me 'liberale'. Borxhet nuk shlyen me rritje taksash e ulje pagash, pasi ulet konsumi, ndaj Hollande po i meshon rigjallerimit te tregut dhe investimeve ne te gjithe Europen. Vecse ka nje gje: Fitorja e Hollande do te jete nje pyke e madhe dhe e forte ne trupin e te djathtes europiane. Me mire te puthen antagonistet sesa te lepihen dashnoret. Le te presim e te shohim...

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

"Rritja ekonomike ne nje kohe kur kerkesa private eshte e dobet fare vjen pikerisht nga rritja e kerkeses publike" :)

hajde o hapja hajde. ku i ke lexuar keto na nis ndonje reference. Mos i ke marre nga manifesti i Edit per zhvillimin ekonomik?

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

O ti hajdut emrash, dhe kalli bosh qe ne 9 nga 10 postime thua gomarlleqe.  Edhe ne fund qe te dukesh interesant (por ne fakt dukesh akoma edhe me gomar e lidh me cdo gje me Ramen).

Ka shume shkenctare qe e perkrahin kete teori dhe ka plot qe mendojne qe nuk funksionon.  Gjithcka varet nga rrethanat ku zbatohet. Sa per tu kulturuar nje nga kolonat e mega-planit te administrates Obama ne 2009 per te nxjerre nga kriza e madhe ekonomine amerikane dhe nga rreziku i madh i recesionit, ishte rritja e kerkeses publike per te stimuluar ekonomine dhe per te rritur besueshmerine e publikut.

Meqe deshe edhe reference lexo per Modelin Barro -1990 ne lidhje me "productive public spending"  dhe Modele te tjera qe i referohen modelit Barro.

"Ignorantia non est argumentum"  Spinoza 1677

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

koqe nje nga metodat qe u perdor ne amerike, dhe kryesorja ishte qe nderhyri FED-i per te blere kredite e keqija qe po conin gjithe sistemin per lesh dhe firmat me bankat drejt falimentimit .

nese ti dhe koqja tjeter me siper e mendoni kete si shpenzime publike eshte problemi juaj. Nese mendoni qe rritja e pensioneve, rritja e moshes per pension dhe fryrja e administrates ndikon ne zhvillimin ekonomik kjo pastaj eshte idiotsia tjeter e rradhes. Mblidhni ca gjera ketu e andej neper internet, me zor keni kaluar klasen ne ate shkolle qe keni bere dhe ju duket se mund te jepni dhe ide per zhvillimin ekonomik te frances.

Submitted by hapi (not verified) on

Frrok, qenke në formë sot. Paske ngrys tu u marr me ekonomi.

I realizut shitjet te 55-a për sot?

Submitted by hapi2 (not verified) on

Frroki je ti qerrata, qe ben sikur je erion bracja. Po edhe sikur t'mos jesh Frroki, do jesh Fariu Balliu, ti dreq!

Submitted by anonimus (not verified) on

Po kuptohet, "The Economist" eshte reviste qe mbron pikpamjet e Djathta dhe eshte ne mbrojtje te Biznesit!

Submitted by socius (not verified) on

T'i referohesh The Economist-it per programin e Hollande-it eshte si t'i referohesh Rruges se Partise per revizionistet.

Submitted by Albi (not verified) on

Une Krugmanin e lexoj rregullisht, po per Hollande e ka gabim. Franca ka vite qe jeton nen proteksionizmin e BE, duhet te reformohet po nuk pranon ta bej nje gje te tille. Stimulusin ne BE mund ta bej vetem Gjermania pasi te kete garanci qe keto probleme te mos persiten me vone ne te ardhmen, me pak fjale te kontrolloje politiken fiskale te vendeve. Duke qene se vendet e BE nuk duan nje union fiskal askush nuk ka interes te marre borxhet e tyre persiper. Eshte aplikim i thjeshte i teorise se Nash-it.

p.s ata qe shajne The Economist me argumenta alla shqiptara, pra "normal, keta jane te djathte" duhet te dine qe ajo reviste ka qene nga me kritiket per Aznarin apo Berlusconin, e gjithashtu shume e ftohte ndaj Cameron. Qershiza mbi torte eshte qendrimi radikal, i drejte, qe mban kundrejt republikaneve te sotshem ne USA duke i cilesuar si extremista. The Economist eshte nje reviste qe mbron idete klasike liberale, dhe keto jo gjithmone kane te bejne me partite e djathta.

Submitted by aline (not verified) on

Ne te djelen do qerojme me ceremoni Pétain-in e shek XXI, dhe kaq mjafton.

Submitted by aline (not verified) on

Ne te djelen do qerojme me ceremoni Pétain-in e shek XXI, dhe kaq mjafton.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.