Mapo: PD-ja do ta konsiderojë Nanon si kandidat, kur ky të të mbledhë 20 firmat

Fatos Nano ka shpallur ambicien e tij për president dhe deri më tani (nga aktorët kryesorë politikë) ka takuar kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe atë të LSI-së, Ilir Meta. Por me kryeministrin Berisha (edhe pse ky i fundit është shprehur i gatshëm për takim), Fatos Nano do të duhet të shkojë me një rezultat konkret; 20 firmat nga PS-ja që e bëjnë atë të paktën ligjërisht kandidat zyrtar për president.
Sa më sipër e thotë e përditshmja Mapo, por duke u bazuar në burime të vetat pa emër nga brenda Partia Demokratike. Këto burime pra thonë se kandidatura e Fatos Nanos do të diskutohet në tryezën e negociatave vetëm nëse ai siguron kandidimin zyrtar, pra fillimisht marrjen e 20 firmave të domosdoshme për t’u futur në lojë. Do t’ia dalë? Dy ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama e la një dritare të hapur për Nanon teksa u shpreh se PS-ja duhet ta kandidojë për postin e Presidentit. Por zyrtarisht, nga selia rozë nuk ka një qëndrim zyrtar rreth kandidimit të Fatos Nanos, duke u fokusuar tek procesi që duhet të ndiqet. Përmes kontakteve, Nano ka mundur që të sigurojë deri më tani votën e Vangjel Dules, kryetarit të PBDNJ-së.
Re.Pu.
Comments
Do jete fatkeqesi n,q,s ky

Do jete fatkeqesi n,q,s ky vertet futet dhe fiton garen per president, vetem sa do vazhdonte te riciklonte krizat....................Dhe do mbante akoma Saliun ne fushen e lojes, te dy ia kane nevojen njeri tjetrit. Ky Rrugac iku njehere do bente mire mos dukesh me dhe keshtu te mbetesh vetem Sali Rrugaci per tu larguar...kjo eshte fatkeqesi......

E o populli Shqiptar! Nuk e

E o populli Shqiptar!

Nuk e deshet Nanon magazinier (kryeminister)? Bejeni krushk tani (president)!

Ti gezoni Berishen kryeminister dhe Nanon President! I keni votuar qe ne 2005 dhe i pafshi hajrin! Cdo popull meriton budallekun e vet.

E o populli Shqiptar! Nuk e

E o populli Shqiptar!

Nuk e deshet Nanon magazinier (kryeminister)? Bejeni krushk tani (president)!

Ti gezoni Berishen kryeminister dhe Nanon President! I keni votuar qe ne 2005 dhe i pafshi hajrin! Cdo popull meriton budallekun e vet.

Berisha e bere njhere kete

Berisha e bere njhere kete loje ne 2007 me Topin dhe tani tenton ta beje perseri. Nqs Ps i jep Nanos 20 firmat, atehere PD do jete e lire ti vere perballe kandidatin e saj dhe ta shpalli fitues kete te fundit (me nje menyre ose tjeter, shih rastin Visha), me pas Berisha do dali para kamerave dhe do flasi per proces te ndershem e transparent dhe per nje president te gjithe Shqiptareve. Nqs Pd do donte vertet Nanon president atehere mblidhej bashke me Ps dhe jepnin te gjthe firmat per Nanon dhe e conin kandidat te vetem per President. Habitem si Nano nuk e kupton kete loje, mbase mosha ose deshira e madhe per tu bere President ja erresojne gjykimin.

Add new comment