Kreditë me probleme, Fullani: Bankat falin, por nuk harrojnë

Postuar në 30 Prill, 2012 07:00

 

Situata me kreditë me probleme duket se po bëhet vërtetë serioze duke bërë autoritetet që të bëhen tepër të prerë në drejtim të marrjes së masave për rikuperimin e investimit të bankave. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ishte i ashpër sot në Kuvend, gjatë raportimit para Komisionit të Ekonomisë në lidhje me kreditorët e këqij duke konfirmuar gjithashtu edhe zërat për propozimin e ndryshimeve ligjore që përpjesëtojnë procedurat e sekuestrimit të pasurive. “Do të vazhdojnë sekuestrimi i kolateralit. Kjo mbështetet edhe nga BSH me anë të propozimit të ndryshimeve ligjore për ta bërë ekzekutimin e kolateralit të detyrueshëm”, - tha ai duke paralajmëruar ndërkohë kreditorët problematikë se nuk do të kenë më mundësi financimi të tjera nëse nuk shlyejnë kreditë që kanë marrë. “Bankat falin, por nuk harrojnë”, - tha ai.

Kjo duket të jetë një hap i ri i BSH-së, por edhe qeverisë në drejtim të sekuestrimit të pasurisë së kreditorëve që nuk shlyejnë dot huat në një kohë kur kreditë me probleme kanë arritur në mbi 19 për qind.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Gingi (not verified) on

Kategorik. Per tu vene ne kornize. Bankat nuk falin, por
Ndeshkojn. Pushteti i vertete del hapur ne fushe. Deri tani beme shaka, deshem e ju lame te loznit, lojen e udhehiqnim ne. Ora e pushimit mbaroj.
Skenar i vjeter sa Historia e bankave. Berisha zbatues i urdherave te bankave. Fullani guvernatori i perjetshem ne sherbim te padroneve te tij.
Se Fullani u rizgjodh me urdher nga shume lart.saliut ju desh vetem te thosshte Si urdheron. Vizita e Montit mbyll rrethin. Popull e shtet skllever te bankave.
Dukej si fanta komplot. Por puzzle eshte perfekt. Apartamentet dhe punitshtet modeste jane antipasti. Festa e vertete fillon kur kolateralet. I konfiskohen shtetit. Asnje ekonomist nuk thote qe bonot e thesarit jane helm? bathorebond.

Submitted by Individi (not verified) on

<p>Kredite e keqija jane shume me teper se aq. fullhan koketrashi e di mire.</p>

Submitted by nerro (not verified) on

<p>para se te japesh receten zotrote, se si duhen rekuperuar kredite e keqija, pse nuk flet per cilen arsye jemi ne keto situata, me gjithe kete nivel te kredive te keqie. Individet jane zhytur ne krize te thelle ekonomike, familjet mezi po arijne ne fund te muajit, bizneset jane mbytur prej kohesh nga shteti qe prej vitesh i genjen dhe nuk ju jep parate. Shto ketu dhe spekullimet qe behen nga vete bankat me dhenien e kredive, ku persona te punesuar ne banke, japin kredi aty ku nuk duhet, sigurisht me qellim perfitimi, dhe pastaj obobo... cna gjeti ne, spo na japin leket. Shtet hajdut, Guvernatur hajdut, fodull, cinik.....&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.