Policë të qarkullimit rrugor? Jo, gjobëvënës

Postuar në 30 Prill, 2012 04:35

Kudo nëpër Tiranë janë shpërndarë policë të qarkullimit rrugor. Ata i sheh në qoshe “strategjike”, rëndom disa metra larg ndonjë kryqëzimi, me makinat e motor-çikletat e tyre të parkuara shkujdesshëm buzë rrugës, dy e nga dy, tre e nga tre e në ndonjë rrethanë një duzinë, e në të gjitha rastet me bllok në dorë. Është një bllok, që në duart e tyre është prore i hapur, gati për të nënshkruar gjobën e radhës mbi kurrizin e viktimës së radhës. Nuk kuptohet se çfarë kriteresh kanë e çfarë logjike ndjekin në stopimin e makinave për kontroll. Ndoshta nuk kanë asnjë kriter. Ata ndalin ashtu kuturú, atë që “hera ua sjell në pusinë e ngritur”, dhe janë të sigurtë se një gjë do ia gjejnë si kundravajtje për t’i lënë në këmbim atë gjobë të mallkuar në dorë. Duket sikur dalin në punë me detyrën për të zënë në gabim grahësit e makinave, e jo me synimin për të vënë rregull në rrugët e rrëmujshme të Tiranës. Të bëhet pra se nuk janë policë, por gjobëvënës.

M.N.

Comments

Submitted by Fiku detit (not verified) on

A do te mbushet buxheti dhe xhepi ?! Po ! Me se ?! Me thana ? Jo, me gjoba rrugore pasi nuk ke ku te ankohesh. Kemi dhe festime sivjet dhe harxhet jane me te medhaja...

Submitted by Shqiptar (not verified) on

DUket sikur Gjoba ka ngelur e vetmja menyre per te disiplinuar trafikun. Do isha shume i lumtur sikur te ishte keshtu. Keqmenaxhimi ka shkuar deri aty sa policeve u thuhet dilni dhe nxirrni rrogen tuaj, Pra "gjobevenie me norme".  E cfare objektiviteti mund te kete kur policet ndalojne vetem fatakeqet pa shpatulla te ngrohta dhe u rrjepin qytetareve aty dy lek me edhe pa arsye. Si mundet te te ndaloje polici kur ti shkel te kuqen dhe te te vendose gjobe vetem me fjalen e tij "Objektive".

Do te ishte me produktive per kete shtet te vendoste ca kamera rreth e rrotull neper kryqezime qe do i kushtonte shume me pak se te mbaje me rroge Xhepistet e Makinave me Motorr e Uniforme shteti. Thjesht muhabeti diku do haje edhe polici i Qarkullimit por edhe shefi i tij dhe ky zinxhir ushqen nje rreth vicioz korrupsioni qe veshtire te keputet.

Submitted by Anonim (not verified) on

qe kur kam ardhur ne shqiperi jam tmerruar nga gjobvenesit. pa asnje lloje shkelje vetem sepse i dukesh "cun i mire" dhe qe ske fytyre krimineli te ndalojne dhe te mbushin me gjoba. nese fillon dikush prane teje e i shan me fis e familje i thon te iki sa nuk i kan vendosur gjobe akoma! ky eshte shteti jone, ketu vetem i forti ben ligjin dhe mos bejm pallavra per shtet ligjor, vend demokratik, shoqeri civile e keshtu budallalliqesh te tjera... jetojme ne xhungel

Submitted by luani (not verified) on

Jane kthy tamam ne gjobvenes, dhe per me teper i paguajme vete me taksat tona. Po se kane fajin ata, fajin e ka ky bicim shteti qe kemi mbi krye, me horrat e hajdutet qe na drejtojne.

Submitted by Sallaksi (not verified) on

Te them te drejten, ne Tiranen me gjithe keto kundravajtje rrugore nuk eshte e veshtire te te quajne gjobvenes. Akuza: ""Pse ja nisin te njeri e jo te tjetri" tingellon pak si ajo ankesa e nxenesit kur i terheq verejtjen mesuesi: "Pse me thua vetem mua?" Kundravajtesit mund te ankohen per mungese transparence ne venien e gjobes - nese ka te tille - po jo pse gjobiten kur ju eshte e qarte se kane shkelur nje rregull.

Submitted by Altini (not verified) on

Policet dalin ne mengjese me plan lekesh. Kaq do shefi, kaq shefi i madh dhe kaq une. A e dini sa lek eshte pazari per te filluar pune si polic qarkullimi? Ehhhh. Mjer ne thuaj

Submitted by arvanites (not verified) on

Shume e lehte ti biesh policise rrugrore. Mua asnje here nuk me ka rastisur te gjobitem pa patur shkelje. Per me teper ne Shqiperi shumica dermuese e shofereve nuk mbajne rrip sigurimi dhe nuk respektojne kembesoret ne vijat e bardha. Kjo eshte aq e vertete sa ne afer pallatit te kultures kane vendosur policine bashkiake qe te thote "Ndal" shofereve para vizave te bardha.

Nje tjeter fakt i cuditshem. shoferet shqiptare sapo dalin jashte shqiperise i respektojne te gjitha rregullat e qarkullimit rrugor.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.