FRD-ja përcakton pellgjet, ku do ‘peshkojë’: 1. Shtresa e mesme; 2. Rinia

Fryma e Re Demokratike ka bërë veprimtarinë e parë publike të vetën. E ka bërë në selinë e partisë, dhe nuk mund të thuhet se nuk kish interes e vëmendje. Në fjalën e Oketës ra në sy përkufizimi i partisë në terma politikë (jemi të qendrës së djathtë, tha ai), dhe përcaktimi i pjesës së shoqërisë, rrjedhimisht elektoratit, me të cilën ata duan të identifikohen më së shumti e më së pari. “FRD-ja merr përsipër të përfaqësojë interesat e shtresës së mesme, e krijuar me shumë punë e mund gjatë këtyre viteve të tranzicionit, e cila përbën shtyllën e stabilitetit ekonomik e moral”, zgjodhi Oketa target-group-in e parë. Dhe saktësoi: “PD-ja dhe PS-ja janë themeluar përpara krijimit të kësaj shtrese shoqërore. Shtresa e mesme mbetet pa një përfaqësim politik. Ajo nuk ka lidhje vazhdimësie me të kaluarën komuniste. Mentaliteti i saj nuk përfaqësohet në ndonjë program partie”.
Pati dhe një target-group të dytë: “Do kemi prioritet rininë, pasi ajo është pjesa më vitale dhe më e madhe e shoqërisë”. Dhe premtoi: “Ne do i japim Shqipërisë qarkullimin e elitave”.
Re.Pu.
Comments
E mirepres krijimin e kesaj

E mirepres krijimin e kesaj partie, per te perhapur pak letrat ne lojen politike.

Shpresoj vetem qe ne te ardhmen te mos i ribashkohet PD-se se Jozefines e Bashes...

PS: Me ben pershtypje cinizmi i titullit. Ky sit po degradon dita-dites. Ne vend qe te jete nje sit informativ e intelektual, po merr dita-dites tiparet e nje siti thashethemesh. Me vjen sinqerisht keq.

Dakort ne te dy pikat. E

Dakort ne te dy pikat.

E para duhet ulur pushteti i dy partive te medha, prandaj FRD eshte mese e mirepritur. Pres shume nga keta edhe sepse duken njerez me mend, besoj se gabimet e PD per pushtet absolut te kryetarit nuk do i perserisin me.

E dyta, Respublica po kalon ne extremiste pro Rames (jo PS, apo ideve socialiste, vetem Rames). Mbase Muci ketu i lejon vetes dhe gazetareve te tjere gjera qe nuk i thote dot ne TV se e di qe do ja kundershtojne ne vend. Rasti me i fundit ishin vizitat ne USA. Ajo e Rames u publikua si lajm historik. Me pas kur u morr vesh se do ikte dhe Berisha, filluan percmimet me argumentin "keta po ikin vete, nuk i ka ftuar njeri". Se fundi mbaroi duke u marre me detaje te vizites se Berishes, si e si te gjenin dicka per ta share. Sikur te kishin te njejten lupe shikimi dhe per Ramen mire do ishte.

mire o "hapja" krijo siten

mire o "hapja" krijo siten tend ti, konkurenca eshte e hapur.

Eshte vertet gje e mire sepse

Eshte vertet gje e mire sepse do ta gerryeje elektoratin e djathte qe i perket Berishes nga brenda dhe kjo do te beje qe Berisha te Bjere, por duhet patur parasysh qe Saliu i vjedh naten thaset me vota dhe i numeron me Meten dhe i ndajne bashke. keshtu qe nuk do kete nevoje per Revolta pasi do vriten njerez,kot dhe Sali-u ne situaten qe eshte i vlen me teper rremuja se sa zgjedhje te rregullta per te mbyllur proceset gjyqesore. Ram duhet beje kujdes te mbroje voten e vet me qellim qe te kaloje 51%.....dhe mos te humbase Partine....ky do te jete qellimi i Radhes se dyshes Berisha-Meta........pastaj te tjerat vijne vet.....

shume ironik ne pergjithesi

shume ironik ne pergjithesi lajmi tek ky site, megjithese kur e degjon ne tv Mustafa Nanon eshte shume i perpikte dhe i sakte ne ato qe shprehet. mos ndoshta ndonje cirak i tij i ben keto "gabime'

Te dashur komentues, jam

Te dashur komentues, jam dakort me ato qe thoni por problemi shkon me tej. Puna eshte qe Mucit i eshte mbus mendja se po ben gjest heroik duke mbeshtetur hapur Edi Ramen ( e ka pranuiar edhe vete qe e mbeshtet hapur pavaresisht kritikave qe ja pranon). Por pyetja lind Pse ndodh kshu?? Pse Muci duke e ditur shume mire se kush eshte Edi Rama dhe duke ja njohur te gjitha te metat vazhdon ta vendose potencialin e vet ( ne menyre te pavarur besoj) ne sherbim te tij?? Dhe pyetja me esenciale qe i shpjegon te gjitha eshte : cfare fshihet pas argumentimit tejet medioker dhe cinik qe perdor Muci per kete gje duke thene qe "po e bej se prioritet eshte rrezimi i regjimit". E vetmja pergjigje qe na heq dilemen eshte ajo qe Muci niset nga prezumimi injorant i mases. Pra kjo i shpjegon te gjitha, se nuk ka arsye tjeter qe Muci te sillet kaq i aneshem. Ai mendon qe masa eshte injorante dhe si e tille eshte e kote te investojme mbi te verteta pa fund ku ''intelligjenca'' e mases nuk do arrinte kurre asnjehere per te na kuptuar. Kshu qe me mire se sa te harxhojme fryme kot, po mbeshtesim njerin krah sepse ne kete menyre masa ndikohet me mire pikerisht sepse eshte injorante dhe gjerat e thjeshta te tipit '' votoni per kete sepse ky i ka balluket me te bukura se ai tjetri'' i kupton me mire. Dhe e gjitha kjo pra behet per ''qellimin e mire'' dhe final qe eshte rrezimi i Sali Berishes nga pushteti qe Muci e sheh si te keqen me te madhe ( ne fakt eshte mediokritet ta shohesh Sali Berishen si te keqen me te madhe ne Shqiperi por po e le per njehere tjeter kete diskutim se na del shume gjate). Ceshtja kryesore qe shtrohet ketu eshte sinqeriteti profesional i mediave. Nje gazetar apo analist para se ti futet investimit ne argumentimin se ke shef ai si me te ''mirin e mundshem per masat'' duhet te investohet fort ne sinqeritet profesional. Sinqeritet profesional do te thote qe kur ti te japesh informacionin apo mendimin tend, qelizat burimore te mendjes tende te mos jete aspak te ndikuara nga realiteti apo loja politike ( sic ndodh ne rastin e Mucit). Por qe te arrihet kjo gje mendoj qe ka vetem nje menyre, ajo eshte prezumimi i masava si intelligjente dhe jo si injorante. Vetem atehere nje gazetar do kishte clirimin e nevojshem per ti thene gjerat ashtu sic i mendon, sepse nuk do te mendonte aspak nese ajo qe po thote ka ndikim apo jo te masat, thjeshte e thote sepse atij ashtu i duket e drejte. Ne kete drejtim duhet te shkojne te gjithe gazetaret nqs duan ti sherbejne shoqerise, sepse shoqeria ndihmohet vetem sa me i drejte dhe i sinqerte te tregohesh me te.

Add new comment