Tkurret tregu i sigurimeve, më pak shqiptarë jashtë shtetit?

Postuar në 27 Prill, 2012 06:42

Tregu i sigurimeve ka pësuar rënie të ndjeshme si tek të ardhurat e kompanive ashtu edhe tek numri i kontratave të lidhura gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përgjegjës për mbikëqyrjen e këtij tregu raporton se gjatë periudhës janar-mars 2012, kompanitë e sigurimit realizuar rreth 1.9 miliardë lekë prime nga kontratat e sigurimit me një rënie prej rreth 15.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i kontratave ndërkohë raportohet se ra me 26 për qind. Rënia është shënuar pikërisht tek Kartoni Jeshil dhe sigurimet për Shëndetin dhe Aksidentet. Të dyja këto sigurime mbulojnë kryesisht dëmet nga aksidentet apo sëmundjet jashtë shtetit. Ajo të shkon e para ndërmend është ulja e numrit të shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë shtetit gjatë kësaj periudhe. “Ndikim me të madh në uljen e tregut kanë patur sigurimi i detyrueshëm motorik Kartoni Jeshil dhe sigurimi Aksidente dhe Shëndet me peshë rreth 83 % të uljes totale të tregut. Gjatë periudhës janar-mars 2012 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 218,770, me një ulje prej 26.32 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare”, - shpjegon AMF.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.