Më në fund një intervistë jo e mërzitshme e Bamir Topit

Bamir Topi ka dhënë mbrëmë në Top Story intervistën më pak të mërzitshme e më interesante të jetës së vet. Si rrallë herë, tha gjëra, pickoi njerëz, dha konsiderata të drejtëpërdrejta, përkufizoi ngjarje e situata pa shumë skrupuj, etj. Sigurisht, ranë në sy disa kontradikta (përmendi si një ngjarje të zezë 14 shtatorin 1998, ndërkohë që të gjithë e dimë se atëmot ai ishte njësh me berishianët, foli për një president konsensual, ndërkohë që vetë ka dalë nga një pazar parlamentar që do të mbahet mend, etj, etj), por i kish vënë vetes për qëllim të demonstronte vendosmëri e prepotencë. Dhe e bëri këtë gjë në një farë mënyre.
Demonstroi dhe koherencën e vet, gjithashtu. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 i ka parë gjithë kohës si një atentat që i është bërë balancave në botën institucionale, e mekanizmit check& balance të sistemit tonë kushtetues. Dhe dje e përsëriti në një formë më të qartë idenë e vet: “Çorba e prillit e quajti”, atë marrëveshje Berisha-Rama. Dhe vijoi: “ishte një gjë krejt e pamenduar, ndonëse dikush u mendua mirë, e tjetri u tregua amator politik”. Ai që u tregua amator politik e ka emrin Edi Rama.
E.G.
Comments
Napoleoni ka thene : " Kur
<p>Napoleoni ka thene : " Kur Kina te zgjohet, bota do tronditet". Ne fakt Bamir Topi nuk eshte akuazuar asnjehere si i merzitshem (qe ska sens ne fakt sepse termi "i merzitshem" nuk mund te jete term me te cilin ti behet analiza nje presidenti), por qe ka qendruar gjithmone ne heshtje. Ndersa Napoleoni dhe bota presin akoma qe Kina te zgjohet, Bamir Topi duket se eshte zgjuar.... eshte zgjuar nga nje "gjume" qe vetem gjume nuk mund te jete. </p>
Add new comment