Për ata që nuk e dinë se çfarë është TVSH-ja (jo Taksa e Vlerës së Shtuar)

Postuar në 26 Prill, 2012 13:17

Në fjalën që Taulant Balla ka mbajtur në Kuvend mbi veprimtarinë e TVSH-së (televizionit medemek publik) të bënte përshtypje një detaj, që ilustron tout court mënyrën se si funksionon ky television-halé në ditët e sotme. Balla kish marrë listën e lajmeve të edicioneve informative të TVSH-së për 2-3 ditë të veçanta, dhe për datën 5 nëntor 2011 kish gjetur sa më poshtë:

Lajmi i parë: Berisha ngjitet në malin e Dajtit.

Lajmi i dytë: Berisha bën takim me të rinjtë në malin e Dajtit.

Lajmi i tretë të befason me fillimin e titullit, pasi të krijon idenë e një balancimi minimal politik, por duhet ta çoni deri në fund titullin dhe do të kuptoni perversitetin e gazetarëve të këtij televizioni. Ja titulli i plotë i këtij lajmi: “PS zhvillon Kongresin e saj, por reagon Partia Demokratike. Të ndjekim reagimin e plotë të Deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, lidhur me punimet e këtij kongresi”.

Duket si një gjë e vjedhur nga programi Portokalli.

E.G.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.