Ministria e Rendit e injoron Shemsi Prençin; opozita i bëhet krah

Postuar në 26 Prill, 2012 11:07

Një zyrtar i lartë i policisë ka dhënë dorëheqjen e ka bërë një numër denoncimesh kundër njerëzve të pushtetshëm, por ministria e rendit sillet sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Janë mjaftuar të thonë se ndaj tij ka pasur një pezullim për shkaqe disiplinore në detyrën e drejtorit të policisë së Dibrës, dhe asgjë më tepër. Mirëpo, Shemsi Prençi ka vijuar dhe sot të përsërisë vendosmërinë e tij për të denoncuar e dëshmuar lidhur me çdo gjë që di. “Ndonëse më kërcënojnë me jetë”, tha ai sot për Vizion Plusin, “do të bëj publike çdo gjë”.

Gjysma e mass-medias, ajo e rreshtuar me pushtetin, e ka injoruar, ose e ka patur në plan të dytë, lajmin ‘Prençi’. Ndërsa PS-ja i del zyrtarisht në mbrojtje. Dje ka folur ndonjë deputet në të nxehtë (sidozot, Erion Braçe), por sot ka dalë kryetari i PS-së.

Besohet që Prençi të dijë shumë sekrete të pushtetit të sotëm.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.