Bankat, tani më agresive në ekzekutimin e kolateralit

Rritja e kredive me probleme po detyron bankat dhe Bankën Qendrore si mbikëqyrëse e tregut, që të kërkojnë shtrëngim të masave për sekuestrimin e pasurisë së kreditorëve të këqij. “Mapo” hapet sot me një lajm të tillë duke shpjeguar se qeveria ka aktualisht në tryezë një projektligj të propozuar nga Banka e Shqipërisë, në të cilin kërkohet specifikisht përshpejtimi i procedurave për ekzekutimin e kolateralit.
Në shërbim të kësaj, BSH ka kërkuar edhe ngritjen e një seksioni të veçantë në gjykata për t’u marrë ekskluzivisht me vendimet që kanë të bëjnë me kreditorët problematikë. Bankat janë përballur deri më tani me tejzgjatje të afateve për ekzekutimin e vendimeve të gjykatave duke iu drejtuar sëfundmi edhe përmbaruesve privatë. Këto vonesa bëhen më problematike kur edhe kreditë e këqija kanë arritur në mbi 19 për qind.
Në kuadër të kësaj, BSH mësohet se i ka sugjeruar qeverisë edhe pagesën e përmbaruesve publikë me përqindje, me qëllim stimulimin për të ekzekutuar sa më shumë vendime dhe sa më shpejtë.
S.E.
Add new comment