Katër konstitucionalistë shprehen për kandidaturën për Nën-Kryetar të KLD-së: 3-1 pro Bamir Topit

Katër konstitucionalistë të njohur në vend, i kanë dhënë Gazetës Shqiptare opinionet e tyre rreth debatit që po zhvillohet mes kreut të shtetit Bamir Topi dhe mazhorancës për zgjedhjen e Nën-Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Konstitucionalisti Luan Omari mbështet parimisht propozimin e kreut të shtetit, duke theksuar se nuk ka asnjë pengesë ligjore që nënkryetari të jetë nga radhët e gjyqtarëve. I të njëjtit mendim është edhe ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi dhe ish-kryeinspektori i KLD-së, Dhimitraq Prifti. Ndërsa ish-numri një i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, është kunëdr propozimit të Presidentit të Republikës, duke thënë që “nëse Presidenti vërtet ka propozuar për zv. kryetar të KLD-së një gjyqtar, cilido qoftë ai, mendoj se ka gabuar”.
Re.Pu.
Comments
Te ben pershtypje fakti qe

Te ben pershtypje fakti qe te 4 konstitucionalistet e larte permendur jane te njohur jovetem per bindjet e tyre te majta por dy prej tyre kane qene ne kryesin e PS. Ju ltm tregohuni me serioze here tjeter .

nga ata te dy qe kane qene ne

nga ata te dy qe kane qene ne kryesine e ps-se, njeri eshte kunder propozimit te bamir topit...

si jepet ky titulli

si jepet ky titulli "konstitucionalist" nga gazetaret qe te luftojme ta marrim dhe ne te tjeret. Apo mjafton te jesh ne kryesine e PS per ta marre?

Njeri nga konstitucionalistet

Njeri nga konstitucionalistet eshte nipi i Enver Hoxhes, eshte per me teper autor i kushtetutes se vitit 1976, i kushtetues qe nen te pae kishte " Shqiperia eshte vend i diktatures se proletariatit dhe qeveriset nga Partia e Punes". Tani merreni me medn se cfare konstitucionalistesh jane keta, keta jane vaj medet.....

Add new comment