Meta përgënjeshtron ‘me përtesë’ zërat për ftohje të tijën me Berishën;

Ilir Meta ka qenë në Fier, dhe është përpjekur të përgënjeshtrojë të gjitha pandehmat mbi një ftohje mes tij e Berishës: “Mazhoranca është funksionale; ka mënyra [të tjera] sesi verifikohet [kjo maxhorancë]; ata që pretendojnë të kundërtën, bëjnë spekulime.” Nga mënyra e formulimit, duket si një përgënjeshtrim përtac e sa për të larë gojën.
Më poshtë, ai përpiqet të marrë rolin e të vetmit njeri të urtë në këto kohë të ndezura: “Është koha që t’i ikim sa më shpejt këtij konfliktualiteti që vjen nga vullneti i disa politikanëve për të ndezur konflikte. Është koha që të përqëndrojmë energjitë tona në proceset primare, në integrimin e Bashkimit Europian” tha ai. Dhe më tej ka shpjeguar në një farë mënyre qëndrimin e LSI-së në votimin parlamentar për anëtarin e KLD-së: “Mesazhi ynë ka qenë dhe mbetet se zgjedhje të tilla nuk duhet të politizohen për sa kohë [kanë të bëjnë me] pavarësinë e gjyqësorit, [e me synimin] për të pasur një funksionim të mirë të drejtësisë. Për këtë arsye LSI nuk i kthen në sfida politike”.
Re.Pu.
Comments
Kodra pas bregut apo bregu
<p> Kodra pas bregut apo bregu pas kodres; si i thone kesaj ?! E re Ilir Meta, lum si ti, kur media e M.Nano merren me ty ne cdo tri lajme! Ti nga shoqeri politiko-tregetare shpk je shnderruar ne shoqeri politiko-tregetare anonime, lum miku, sepse te bene molle edhe fiku !...Me mire ato fletet e votimit t'i perdorim per te fshire bythen sesa te na behet bytha koke, pasi thone se jemi dhe ne krize! Kjo eshte 'fat' ne jete, qe te bie 'lloto' dhe gezon perjete...Ah,medet c'na ka gjete!!!...</p>
Add new comment