Meta përgënjeshtron ‘me përtesë’ zërat për ftohje të tijën me Berishën;

Postuar në 14 Prill, 2012 07:33

Ilir Meta ka qenë në Fier, dhe është përpjekur të përgënjeshtrojë të gjitha pandehmat mbi një ftohje mes tij e Berishës: “Mazhoranca është funksionale; ka mënyra [të tjera] sesi verifikohet [kjo maxhorancë]; ata që pretendojnë të kundërtën, bëjnë spekulime.” Nga mënyra e formulimit, duket si një përgënjeshtrim përtac e sa për të larë gojën.

Më poshtë, ai përpiqet të marrë rolin e të vetmit njeri të urtë në këto kohë të ndezura: “Është koha që t’i ikim sa më shpejt këtij konfliktualiteti që vjen nga vullneti i disa politikanëve për të ndezur konflikte. Është koha që të përqëndrojmë energjitë tona në proceset primare, në integrimin e Bashkimit Europian” tha ai. Dhe më tej ka shpjeguar në një farë mënyre qëndrimin e LSI-së në votimin parlamentar për anëtarin e KLD-së: “Mesazhi ynë ka qenë dhe mbetet  se zgjedhje të tilla nuk duhet të politizohen për sa kohë [kanë të bëjnë me] pavarësinë e gjyqësorit, [e me synimin] për të pasur një funksionim të mirë të drejtësisë. Për këtë arsye LSI nuk i kthen në sfida politike”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&nbsp;Kodra pas bregut apo bregu pas kodres; si i thone kesaj ?! E re Ilir Meta, lum si ti, kur media e M.Nano merren me ty ne cdo tri lajme! Ti nga shoqeri politiko-tregetare shpk je shnderruar ne shoqeri politiko-tregetare anonime, lum miku, sepse te bene molle edhe fiku !...Me mire ato fletet e votimit t&#39;i perdorim per te fshire bythen sesa te na behet bytha koke, pasi thone se jemi dhe ne krize! Kjo eshte &#39;fat&#39; ne jete, qe te bie &#39;lloto&#39; dhe gezon perjete...Ah,medet c&#39;na ka gjete!!!...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.