Do të propozojë Topi Elvis Çefën për nënkryetar të KLD-së?

Postuar në 15 Prill, 2012 05:58

E gjithë "poterja" e mazhorancës në Kuvend për të zgjedhur kandidatin e tyre për në KLD, duket se do të mbetet vetëm në pozicionin e anëtarit. Kjo për faktin se propozimi i nënkryetarit të KLD-së është një e drejtë kushtetuese që i përket Presidentit të Republikës dhe Topi nuk duhet domosdoshmërisht të propozojë Elvis Çefën. Të paktën kjo është ajo që aludojnë sot mediet duke iu referuar deklaratës së tij të mbrëmshme nga Korça. “Zgjedhja e nënkryetarit të KLD-së është një e drejtë kushtetuese e Presidentit të Republikës dhe ditën e hënë do të mblidhet KLD-ja për t’u njohur me anëtarin e saj të ri”, - citohet të ketë thënë Topi. Kjo është një gjë që mund të interpretohet në forma të ndryshme, por “Mapo” ka shkuar edhe më tej duke u hapur me titullin; “Topi: Çefa jo nënkryetar i KLD-së”, ndërsa në brendësi i referohet një burimi nga brenda Partisë Demokratike, i cili thekson se nënkryetari duhet të jetë anëtari i propozuar nga Kuvendi, rrjedhimisht Elvis Çefa.

Nëse është kështu, pritet që mbledhja e KLD-së të hënën të kthehet në një betejë për zgjedhjen e nënkryetarit të saj.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.