E ka Berisha maxhorancën në parlament?

Postuar në 13 Prill, 2012 05:04

Cila është aritmetika e votave në parlament pas ditës së djeshme? Është shpejt të thuhet nëse ndarja e djeshme flet për një balancë të re forcash në parlament, por dje u mor vesh shumë qartë se kush bën pjesë në maxhorancën solide të Berishës, dhe se kjo maxhorancë është e varur në fije të perit. Berisha ka të sigurta votat e deputetëve të PD-së, që janë 66. Mes tyre ka disa që nuk e kanë për zemër Berishën, apo që janë halë në sytë e këtij të fundit, por as që mund të mendohet se do të guxojnë të ngrejnë zërin, apo të hedhin votën, kundër vullnetit të caudillo-s. Këtyre 66 votave, u shtohen dy votat e deputetëve çamë, të cilët janë hedhur përfundimisht e pa asnjë ekuivok në kampin e maxhorancës. U bënë 68. Tok me Fatmir Mediun, që s’ka nga i lëviz të ndenjurat (dje ishte prova më e mirë; nuk ka pse të pritet provë tjetër), bëhen 69. Vota e 70 është ajo e Kastriot Islamit, e cila nuk mund t’i llogaritet në asnjë rrethanë opozitës.

Vota e 71-jtë e ditës së djeshme, ajo e Nasip Naços, nuk është e Berishës. Janë të gjitha gjasat që Naço të ketë votuar me vendim partie në favor të Cefës, e prandaj LSI-ja duhet të konsiderohet si një grup kompakt. Në rastin e votimit për Presidentin, votat e Metës o do t’i ketë të gjitha, o s’do ketë asnjërën. Berisha pra ka fiks 70 vota të vetat. Dhe këto, përsërisim, i ka të vetat kokërr më kokërr. Rrjedhimisht, ai është absolutisht në dorë të LSI-së. Rezultati? Meta ose do t’ia masë kaptinën me spango, ose do të ndahet prej tij.

M.N.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

Ose do vihet ne rresht pa bere shume llafe. Berisha  perdite jep prova force duke ndryshuar rregullat sipas qejfit per ti treguar te gjithe aleateve se ata jane te nevojshem por jo te domosdoshem.

Submitted by tani97 (not verified) on

As Edi nuk e ka mazhorancen. Keshtu qe nuk e shoh shume si problem se Sala e humbi per nje dite. Historia e Berlusconit qe e humbte shpesh (Bossi, Casini, Fini, Follini, Cesa etj...)  na ka treguar qe kjo nuk mjafton per ta hedhur poshte. Per kenaqesine e kontributit ne kete faqe online po e permbledh si me poshte idene time se kur do te kemi ndryshim ne rregjimet qe ne vuajme (jo vetem Sala eshte i tille, Sala ngelet me tipiku):

"Qe nje rregjim i tipit autokrat si ky i Berishes sot te rrezohet, nevojitet qe pala opozitare (qofte thjesht edhe nje parti e konsiderueshme me te ardhme ne qeveri) te jete e bindur per hakmarrjen politike qe do te realizoje kur te vije ajo vete ne qeveri. Dhe nevojitet qe kjo hakmarrje te shprehet qartasi kundrejt rregjimit. Vetem frika ndaj kesaj hakmarrjeje do te limitonte gabimet, fajet dhe krimet e njepasnjeshme te nje rregjimi."

A e keni pare ndonjehere ju Edi Ramen te leje te nenkuptohet qe do te beje spastrime (deri ne arrestime) ne keto fusha te korruptuara te jetes shqiptare:

1. Polici

2. Tatime

3. Dogana

4. Drejtesi

5. Larte ne shtet, larte shume larte, deri ne rang ministri

6. Koncesione

7. AKPP (tokat kudo neper Shqiperi)

8. Shendetesi

9. Arsim

10. KQZ

Mjafton te kujtojme paaftesine e PS-se per te formuluar nje akuze te qarte ndaj Ristanit gjate zgjedhjeve te 2011 (sa padi bene dhe si i terhoqen) per te kuptuar se sa te pavendosur jane ata ne kete proces hakmarjeje politike. Deri sa te vendosen (deri sa Sala te mos kete lene nje lek per PS te vjedhe ne te ardhmen, pervecse prodhimit vjetor shqiptar) le ta mbajme me dore... ose me pene si ne rastin e neve qe shkruajme... :)

Ciao!

Submitted by Altin21 (not verified) on

ore ,, po ai Oketa nga vajti??? apo ne rresht dhe ai. ketu del dhe qe sherri gjasme Bamir - Pd me duket si i sajuar,. dje Oketa kishte mundesi ta nxirrte koken.

Submitted by Genti (not verified) on

Jane 69 jo 70. Dje Oketa nuk ka marre pjese ne votim, e ka konfirmuar pasi eshte kontaktuar nga ''Panorama''.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.