Ankandi i bonove, rritet sërish kosto e borxhit për qeverinë

Postuar në 10 Prill, 2012 09:17

U duk sikur ndërhyrja për herë të katërt e Bankës së Shqipërisë duke ulur normën e interesit, krahas stimulimit të kredisë, do të ulte edhe koston e borxhit të qeverisë, por nuk po ndodh kështu. Bankat vazhdojnë të kenë pak besim tek aftësitë paguese të buxhetit të shtetit duke ia blerë qeverisë borxhin gjithnjë e më shtrenjtë.

Ankandi i sotëm i bonove të thesarit e tregon më se miri këtë, ku bankat blenë bonot e thesarit një vjeçare me një interes mesatar prej 7.35 për qind kundrejt 7.33 për qindve që i blenë në ankandin e fundit para dy javësh.

Interesat e bonove gjashtë mujore ndërkohë kishin qenë më stabël deri më tani, duke ndaluar tek 10 për qindshi, por rritja ka prekur edhe ato. Në ankandin e sotëm, bankat i dhanë qeverisë një borxh prej rreth 6.9 miliardë lekë nëpërmjet bonove me afat maturimi gjashtë mujor me interes 6.2 për qind. Rritja e interesave për bonot një vjeçare nuk është ndonjë luhatje e madhe megjithatë tregon ngurrimin e bankave ndaj borxhit afatgjatë.

Ulje e interesave është vërejtur vetëm tek bonot e thesarit me afat maturimi tre mujor muajt e fundit duke pasqyruar tendencën e bankave për të marrë përsipër një borxh sa më afatshkurtër.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.