Shtypi i Tiranës 'injoron' Withers-in

Letra e ish-ambasadorit Withers nuk kish marrë nga të përditshmet e sotme atë vëmendje që vetë Withers-i ka pritur. Panorama e Mapo ishin mjaftuar me një raportim të shkurtër në faqet e brendshme, ndërsa Shekulli, një dreq e di se pse, kish publikuar një letër të vjetër të Withers-it, që daton muaj më parë. Të tjerat e kishin publikuar të plotë, por pa e klasifikuar në grupin e lajmeve kryesore (në fakt, ka qenë dhe ditë me lajme të shumta).
Është ky trajtim i shkujdesur i letrës që ka bërë të mos veçohet mesazhi kryesor. Withers-i është i zemëruar me Departamentin amerikan të Shtetit së pari për faktin që nuk e ka marrë në mbrojtje prej aluzioneve të bëra në Tiranë mbi një ‘agjendë të tijën personale’ në kohët kur ishte ambassador, dhe së dyti për faktin që DASH-i është duke mbyllur sytë përpara asaj që po ndodh në Shqipëri. Pasi përshëndet mirë e mirë deklaratën e bërë ca kohë më parë nga DASH-i, ai ka një ‘megjithatë’: Megjithatë kjo deklaratë nuk trajton pikën qëndrore të shqetësimit tim, atë mbi të cilën edhe kam përqendruar fjalët e mia në të kaluarën: gërryerja e demokracisë në Shqipëri. E thënë thjesht, frika ime është që në pak duar po përqendrohet tepër pushtet; që, nën trysninë e paepur të qeverisë, institucionet e pavarura që janë kyçe për të ruajtur praktikat demokratike, sundimin e ligjit, madje edhe zgjedhjet e ndershme, janë dobësuar seriozisht; që lufta për të ruajtur pushtetin e ka eklipsuar qeverisjen si përparësi të qeverisë; dhe që, nëse vazhdojnë prirjet e tanishme, Shqipëria ka rrezik të bjerë në atë lloj sundimi të të fortit që ka qenë edhe tragjedia e rajonit të Ballkanit gjatë gjithë historisë së tij.”
M.N.
Comments
O gazetare, pse shprehni kaq

O gazetare, pse shprehni kaq nervozizem per nje gatim lajmi qe nuk gjen hapsire? duhet medoemos te gjej hapsire sepse e deshiron x? a nuk vleresohet gazetari apo gazeta ne performancen profesionale dhe a nuk i nenshtrohet edhe gazetaria ligjeve te tregut, ne kete rast tregu i llafallogjise? me kete nervozizem tjuajen ju shprehni indirekt se gazetaria duhet te diktoje politiken e jeten shoqerore, a nuk eshte kjo nje abuzim sepse tregun nje fare diktature te mendimit te lire? edhe refuzimi eshte shprehje! Te konceptosh sipas karmes se ketij shkrimi i bie qe edhe cdo sket apo cdo organizate, qofte kjo terrorriste apo rraciste te kete te drejten e akuzes se perse nuk debatohet ne mase te madhe kauza e tyre!!! ?

Ju lutem me teper profesionalizem. Nuk i lejohet nje gazete te shprehe nervozizem sepse vet-vetiu tregoni se jeni te te njejtit kallup si ata qe ju kerkoni ti "demaskoni". Beni analizem ne brendesi se perse ju shkoi huq nje angazhim rreth letres se Withers dhe se ku jane shkaqet. Nganjehere shkaqet gjenden thjeshte ne pabesueshmerine ndaj personit Withers apo mungeses se elementit sensacional. Mendoj se sencacioni qe ju rroki furishem nuk eshte edhe sencacion i te tjereve, nga kjo rrjedh edhe ndergjegja se ndoshta ju si gazete e konceptuat gabim! Nuk eshte gazeta nje Medium per te detyruar simotrat e i diktuar gazetarllekun.

Po ndoshta keto redaksite e

Po ndoshta keto redaksite e tjera nuk impresionohen nga Ambasadoret si puna juaj z.Nano ?

Te kerkosh qe nje shkrim te

Te kerkosh qe nje shkrim te publikohet "medoemos" nga te gjithe shtypi vendas - kjo eshte e njejte me autokracine e Berishes.

Duket qe pushteti i 3te ne Shqiperi, apo "King makers" si puna e Mustafa Nanos, nuk mund te pranojne qe mediat te mos publikojne nje leter te ktij Ambasadori, dhe kerkojne me ngulm qe ata "ta rishikojne dhe nejher kupolen editoriale" te lajmit dhe ti servirin publikut letren e Ambasadorit ne fjale - MEDOEMOS !

O Muçi - mos u boj Berish - se ti e din si perfundojne "mbreterit" apo "pseudo-mbreterit" !

habitem me komentet e

habitem me komentet e mesiperme. formati i xhon uithersit nuk eshte ai i enkeleijd alibeut, e as i flamur nokes. kur shohim sesi sali berisha okupon rregullisht disa here ne dite ekranet dhe kopertinat, duke folur per vetite kuruese te sheges apo ipad-in e stiv xhobsit, perse s'u dashka botuar nje person qe ka lene pas arkiven me spektakolare te profileve politike ne shqiperi (uikiliks)?! apo sepse shtypi eshte i blere nga koka te kembet dhe i ben fresk sulltanit nga mengjesi ne darke???

faleminderit ambasador

faleminderit ambasador

Ndoshta sepse ishte ezaurues

Ndoshta sepse ishte ezaurues si lajm dhe skishte cti beje me lajm dhe lexuesi skishte pse ta blinte gazeten kur e dinte cdo lexonte.

o Muc djali e pse duhet te

o Muc djali e pse duhet te perbente lajm se ca mendon pensionisti Withers per situaten politike dhe ekonomike ne shqiperi?

me interes do kishte ndonje opinion i ndonje pensionisti tjeter, psh xhenierit Alfred Moisiut

Po i ikin mundesia dhe

Po i ikin mundesia dhe milionat Koços .Ka dy rruge per tu pasuruar o je me berishen me deshire o me force.Ju Z Mustafa dhe Z.Mero jeni ne dimension tjeter .

Edhe mua me ka bere

Edhe mua me ka bere pershtypje fakti qe ResPublica injoroi lajmin e bujshem ne lidhje me reagimet e shtetit izrealit per poezine e nobelistit gjerman Günter Grass.

Po shqypi shqiptar do merret

Po shqypi shqiptar do merret nate e dite me AKZ dhe me nje horr si Kreshnik Spahiu a/k/a pjella e Sales. Nje miting ben AKZ vu shtypi.

Plus qe nga ana tjeter diktatori Berisha po ben cfaredo te jete e mundur per te censuruar, diku ia arrin, diku tjeter jo, por rezultantja eshte qe 90% e shtypit ndihet i dhunuar nga politikat vrastare te Berishes. Tashme dihet qe DASH i ka ngelur Berisha ne dore dhe nuk di cte beje me te. Berisha eshte nja gabim i DASH dhe qe me vone u kthye ne nje problem qe po rendon tek shqiptaret. Dihet hipokrizia e DASH, dhe kjo duket nag deklaratat e drejta te nje ish-ambasadori, dhe gafave te ambasadorit aktual. Nga ana tjeter dihet edhe heshtja e DASH lidhur me ceshtje kritike te cilat populli tashme i di, por qe askush nuk vihet ne levizje. Shikoni vendet te cilat jane shkeputur nga influenca e DASH, dhe keto vende ecin perpara. Nderkohe ne ato te tjera kur DASH ka mbeshtetur diktatore tashme jane ne nje gjendje teper kaotike.

Nuk do shume shkence per te kuptuar te keqen qe vjen

Sepse jo me vone se pardje,

Sepse jo me vone se pardje, ne raportin e nje organizate amerikane jepej se shumica e shtypit eshte blere nga Ariu, se fundi Panorama, News24,Gazeta Shqiptare. Nga nje vezhgim individual i cilitdo prej nesh mund te thuash qe edhe Shekulli ka 1 muaj qe kryetitujt i ka me personazhe te BigBrother-it ose tema sociale si psh sa luajne shqiptaret ne kazino, lufta kunder gripit etj. Ketu ne Shqiperi dilka sot qe Mediu ka pas proces gjyqesor ne Itali dhe ka qene i kerkuar para 2004 dhe sot eshte thene kjo ne ndonje gazete, ne mes te shkrimit, si nje fjali e zakonshme. Merrini me mend qe Mediu ka 6 a 7 vjet minister, duke mos llogaritur ketu kusuret gjate qenies si minister. Dhe duke pasur ne mendje dhe zemer dhe pororsine e fundit te Ariut qe te jemi krenare edhe per ate pak gjak turk qe mund te na rrjedhe ne deje, keshilloj Kuq e Zinjte qe te rishohin slloganin "O sa mire me kene shqiptar". Udhers-it do doja t'i thoja qe gezo i qete pensionin dhe mos u merr me kete plehre-vend.

O voica! Nuk eshte Mediu qe

O voica!

Nuk eshte Mediu qe kerkohet nga Italia,por Kujolli.Kujolli,sipas artikullit eshte mik i Mediut.

Mediu eshte burre i mire: si gjithe burrat e tjere politikane qe kane marre monopolin e Shqiperise.

Ne shqiptaret jemi te afte te

Ne shqiptaret jemi te afte te debatojme per çdo gje edhe per ato qe nuk kemi asnje dijeni.

Pse merreni me fjale te kota dhe nuk interesoheni se çfare ka thene ne letren e tij ish ambasadori Withers?

Ju duken pa interes fjale te tilla :

A besoni se qeveria juaj është vërtet demokratike?

A besoni se ajo vepron në interesin tuaj?

A besoni se ju thotë të vërtetën?

A besoni se gjykatat japin drejtësi për të gjithë?

A besoni që qeveria i merr vendimet tregtare dhe ekonomike në mënyrë transparente?

A besoni se po e lufton seriozisht korrupsionin dhe nepotizmin?

A besoni se po miraton politika që do t’ju sjellin vende pune dhe do të krijojnë mundësi për fëmijët tuaj?

A shihni nga e ardhmja me shpresë dhe optimizëm apo me pesimizëm dhe dëshpërim?

Këto janë vetëm disa prej pyetjeve që shtrohen përpara jush dhe të cilave mund t’iu përgjigjeni vetëm ju.

Keto ka parasysh Nano kur bene konkluzionin e tij dhe jep opinionin e tij.

Te ne u shieten te gjithe:

Te ne u shieten te gjithe: gazetare, politikane, ej. Paraja shpon detin, ka thene populli. Por mos e harroni te shkuaren zoterinj parelinj, pronaxhinj, te shkuaren kur iken parate, pronat, etj. Keshtu do te ikin perseri po u vijua me kete babezi prej ujku. Beni qef ju sot dhe do ta paguajne femijet tuaj neser.

Add new comment