Ligji i akcizave, nga kostot shtesë për biznesin tek kazanët e rakisë

Postuar në 10 Prill, 2012 12:27

Kuvendi po diskuton prej dy ditësh propozimet e qeverisë për ndryshime në ligjin e akcizave, i cili ka shkaktuar jo pak debate midis mazhorancës dhe opozitës për vetë përmbajtjen e tij. Debati, më shumë politik, bën që të mos dalin në pah ndryshimet thelbësore që përmban ligji, i cili në parim nuk pritet të cënojë xhepat e qytetarëve drejtpërdrejtë duke rritur akcizat. Megjithatë, ligji përmban disa detyrime për bizneset, të cilat pritet të rrisin koston e prodhimit apo importit, duke rritur gjasat që më pas t’i transferohen konsumatorit fundor në çmim.

Por krahas procedurave burokratike, cila janë ndryshimet më pikante në ligj?

-Akciza do të mblidhet nga doganat dhe jo më nga tatimet. Këto të fundit mblidhin akcizën për prodhimin vendas kurse doganat, për mallrat që vijnë nga importi.

-Ligji detyron regjistrimin e të gjithë pajisjeve të distilerive, si edhe vendosjen e aparaturave të veçanta për matjen e prodhimit. I detyrueshëm gjithashtu është edhe regjistrimi i kazanëve të rakisë, për ata prodhues artizanal që krahas përdorimit vetjak kanë për qëllim edhe shitjen.

-Akciza për duhanin do të vilet për numër cigaresh dhe jo për paketë siç ka qenë deri më tani, kurse për pijet alkoolike, akciza do të vilet mbi përqindjen e pastër të alkoolit.

-Rritet me 20 % akciza për birrën me përmbajtje të lartë alkooli (mbi 6 %)

-Bizneset duhet të depozitojnë një garanci në vlerën e prodhimit që kanë në magazinat e tyre (për akcizën) para se ta hedhin atë në treg

-Kush prodhon më shumë se 100 litra raki dhe 200 litra verë në vit, duhet t’a deklarojë pranë organeve doganore

 

S.E.

Comments

Submitted by vlora (not verified) on

<p>Respublica po pse nuk thua gjithashtu qe akciza nuk parapaguhet me, pra qe subjekti do ta depozitoje mallin ne nje magazine te autorzuar dhe do te paguaje akcize vetem kur malli te dale per shitje. Ky eshte ligji me i&nbsp;mire qe eshte bere ndonjehere ne Shqiperi.</p><p>P.S. &nbsp;Po thoni nje fjale te mire se ngelet duke vjelle vrer</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.