Raporti: 150 mijë persona, punë të detyrueshme në Korenë e Veriut

Postuar në 10 Prill, 2012 07:23

Tani kur janë shtuar zërat kundër vendimit të Koresë së Veriut për të lëshuar në hapësirë njën satelit nëpërmjet një rakete me rreze të gjatë veprimi, fakte të tjera dalin në dritë për sa i përket të drejtave të njeriut atje, me qëllim tërheqjen e vëmendjes se “armët bërthamore nuk janë problemi i vetëm i këtij vendi”.

Mediat botërore publikuan sot një raport të Komitetit për të Drejtat e Njeriut për Korenë, sipas të cilit, më shumë se 150 mijë deri 200 mijë persona mbahen në kampe pune të “stilit sovjetik” në Korenë e Veriut. Raporti bazohet mbi intervistat e kryera me 60 ish-të burgosur apo roje të kampeve, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre. Raporti mbështetet edhe në foto satelitore të marra nga kampet e punës së detyrueshme. Aq jashtë “orbite” duket ky realitet për perëndimoret sa qe mediet e tyre i kanë kushtuar një apo dy paragrafë vetëm shpjegimit të konceptit se çfarë do të thotë kamp pune me detyrim. Kurse për ne shqiptarët nuk është nevoja e shpjegimeve të tilla.

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.