Ka filluar ankandi i partive të vogla

Trysnia për ndryshimin e sistemit zgjedhor është rritur ditët e fundit nga partitë e vogla, opozitare dhe pozitare. Milo dhe Ndoka, në opozitë, dhe Meta e Medihu, në pozitë, kanë ngritur zërin me forcë për një ndryshim të sistemit aktual që do të përputhej me parimin kushtetues të barazisë së votës. Dy të parët kanë lënë të kuptojnë publikisht se mund të dalin nga koalicioni opozitar, në qoftë se nuk ndryshohet sistemi. Ndërsa dy të dytët, nuk kanë shkuar deri tek kërcënimi publik për dalje nga koalicioni qeveritar, por tensioni ndihet në ajër.
Në këtë situatë, Tritan Shehu i PD-së, duke folur për Ora News, ka thënë se Rama po mbyt aleatët e opozitës dhe, si rrjedhojë, ata tentojnë të drejtohen ndaj Sali Berishës, që është mjeshtër i koalicioneve. “Berisha është mjeshtër i koalicioneve. Këta kolegë të këtyre partive kanë lënë të kuptohet se ambjenti brenda të djathtës është më përfitues dhe krijon hapësira. Berisha di të realizojë detyrimet e tij, ndërsa Rama jo dhe krijon një ambjent mbytës për koalicionin”-tha ai.
Nga ana tjetër, dje ka ndodhur një arrestim i bujshëm – i një miku të ngushtë të Fatmir Medihut, biznesmen në Fier që merret me ndërtime pallatesh e rrugësh dhë që është anëtar republikan i këshillit bashkiak atje. Ai u arrestua për llogari të drejtësisë italiane ndërkohë që ishte dënuar që në vitin 2002 me 16 vjet burg dhe 160 mijë euro gjobë me akuzën e trafikut të drogës. Ky vendim është dhënë nga Gjykata e Milanos, ndërsa një dënim me 24 vjet burg i është dhënë atij nga Gjykata e Romës. Shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar është bërë më herët, por ekzekutimi është realizuar pas më shumë se 10 vjetësh. Arrestimi i tij fill pas ngritjes së zërit të Medihut mund të mos jetë një rastësi.
Ndërkohë, ende nuk është arrestuar ndonjë mik i Metës...
E.Zaloshnja
Comments
Ankand i partive te

Ankand i partive te vogla?

Oferta ime eshte nje xero me bisht.

Nuk meritojene asnje gje ,jane vetem kusare dhe bashkpunetore me kusaret e medhenj.

Shikojini fukarenjte se ku jane mbledhur dhe ne presim nga ata qe te na garantojne Sigurine dhe Stabilitetin.

Nje gje dijene te bejne mire ata : 1) Te japin Premtime pa lene peng asnje gje.2) Te kembejne ne valute te gjithe parate e grumbulluara.

o Zaloshnja, shto dy rrjeshta

o Zaloshnja, shto dy rrjeshta aty nga fundi:

Ndërkohë, ende nuk është arrestuar ndonjë mik i Topit...

Ndërkohë, ende nuk është arrestuar ndonjë mik i Spahiut...

Me mire ankand i te voglave,

Me mire ankand i te voglave, se pushtet total i dyshes Rama-Berisha.

Me duket absurde dhe e

Me duket absurde dhe e pamundshme idea se Ps mund ti fitoje e vetme zgjedhjet!!!.

Ne baze te ketyre ndodhive te fundit Ps ka meriten per zhdukjen nga politika te disa partive ne 2013.

Sipas parimit, çdo e keqe e ka nje te mire dhe anasjelltas kjo ndodhi nuk duhet kuptuar si katarsis por si lubrifikim .

Me duket e pamundur qe te shoh ne nje parlament 140 vendesh me rreth 86 parti dhe me shume se gjysma kryetare partish, ndryshe i bie te kemi nje parlament kryetaresh

dhe kurre nje qeveri.

Pra nqs dy partite kryesore jane peme, partiçkat jane lule qe kane nje sezon me te shkurter jete dhe mbijetese. Qe te mbijetojne duhet qe ato ti lepihen pemeve dhe jo e kunderta.

Fotoja ilustruese shume

Fotoja ilustruese shume domethenese; kundrojeni me kujdes e pak vemendje. Te gjithe me fytyra e sy te ankthuar ne pritje te ...Godose... me tabaka mandatesh ne dore...Te shkretet kryetare, vuajne e torturohen per hallet e miletit, duke u hedhur sa ne nje preher ne tjetrin, edhe pse jane raskapitur e 'te uritur' dore nuk heqin...Me dhimbsen qamet...po thinjen per ne! Prandaj Berisha dhe Rama kane ne gare kush e kush t'i marre i pare...Fotografia e ka fajin qe me nxorri nga tema, me ata gjynahqare...

Add new comment