Dihet kush është Fatmir Kajolli, por askush nuk e di pse është arrestuar tani

Fatmir Kajolli, këshilltari bashkiak i Partisë Republikane në Fier, i arrestuar për llogari të drejtësisë italiane ishte dënuar që në vitin 2002 me 16 vjet burg dhe 160 mijë euro gjobë me akuzën e trafikut të drogës.
Ky vendim është dhënë nga Gjykata e Milanos, ndërsa një dënim me 24 vjet burg i është dhënë atij nga Gjykata e Romës. Shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar është bërë më herët, por ekzekutimi është realizuar pas më shumë se 10 vjetësh. Arsyeja e kësaj vonese të ekzekutimit të këtij urdhëri kërkimi nga ana e Interpolit shqiptar nuk bëhet publike, ndërkohë që Kajolli gjatë kësaj kohe kishte ndërtuar një biznes të tijin dhe kishte një aktivitet politik shumë të njohur në qarkun e Fierit.
Ai është këshilltar bashkiak, përfaqësues i Partisë Republikane, ndërsa në Qarkun e Fierit është angazhuar gjerësisht në fushatat elektorale për mazhorancën e djathtë, por edhe për kandidatët e majtë në zgjedhjet lokale. Bizneset e tij kanë marrë përsipër shumë nga punët publike që realizohen me fondet e bashkisë së Fierit. Ndërkohë, Kajolli përmendet si mik i disa ministrave në qeverinë aktuale.
Në Itali ai është akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale të trafiqeve ilegale. Për të janë dhënë dy dënime me burgim në mungesë, ndërkohë që policia italiane kishte vërtetuar me anë të përgjimeve përfshirjen e tij në këtë rrjet. Ai është shpallur në kërkim, dhe pas vendimit të Gjykatës së Milanos ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të gjykatave italiane me arsyetimin se avokatit të tij shqiptar nuk i ishin dhënë në dispozicion materialet e gjyqit në gjuhën shqipe.
Kërkesa për shfuqizim është bërë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Në prill të vitit 2008 gjykata rrëzoi kërkesën dhe la në fuqi vendimin e gjykatave italiane; ky është vendimi i dhënë nga kjo Gjykatë Europiane.
Biznesmeni dhe aktivisti politik tani pritet të dalë para gjykatës në Fier për masën e ndalimit në pritje të kërkesës dhe dokumentave të shtetit italian që pritet të kërkojë ekstradimin e tij për të vuajtur në burgjet italiane dënimin prej gati 40 vjet burgim.
Top-channel
Comments
Permbarimi i vendimeve te
<p>Permbarimi i vendimeve te gjykatave, edhe ne Itali, eshte pune e ministrise se drejtesise, pra varet nga "qejfet" e kryeministrit, ja qe Mario Monti nuk eshte Silvio Berluskoni... dhe po perpiqet te beje shtet dhe jo rrumpalle</p>
Permbarimi i vendimeve te
<p>Permbarimi i vendimeve te gjykatave, edhe ne Itali, eshte pune e ministrise se drejtesise, pra varet nga "qejfet" e kryeministrit, ja qe Mario Monti nuk eshte Silvio Berluskoni... dhe po perpiqet te beje shtet dhe jo rrumpalle</p>
Add new comment